Habit Basha: Në 25 prill unë mora 94 mandate, por m'i vodhën…

Habit Basha: Në 25 prill unë mora 94 mandate, por m'i vodhën…

13:43, 20/10/2021
A+ Aa A-

Kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme me median, ka lëshuar një deklaratë e cila i ka habitur të gjithë.

Ai deklaroi se është  i bindur se nëse 25 prilli nuk do të ishte ashtu siç e quan opozita ‘masakër zgjedhore’, PD do të kishte siguruar 94 mandate me të cilat mund të ndryshonte edhe e vetme Kushtetutën e Shqipërisë.

‘Kjo që tani është depozituar përfaqëson vullnetin politik të PD. Edhe nëse masakra zgjedhore e 25 prillit s’do kishte ndodhur e PD do ishte aty ku shqiptarët e donin dhe e duan në qeverisje të vendit, s’kam asnjë dyshim se do të kishim 94 votat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën, por edhe po t’i kishim i qëndroj sot kësaj si kryetar i opozitës i qëndroj dhe nesër nga pozitat e kryetarit të mazhorancës, unë gjykoj që ndryshime të tilla kushtetuese duhet patjetër konsensus bipartizan’, tha Basha me seriozitetin më të madh.

Kreu i PD duke komentuar amendamentin për vettingun e  politikanëve tha se ai synon  pastrimin e politikën shqiptare nga ‘llumi i shoqërisë’.

‘Këto nuk mund të shikohen si masa propagande apo represive ndaj njërës anë apo tjetrës, është interesi i gjithë shqitarëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarëissht siglës politike që kanë mbajtur ndonjëherë e kanë ndërruar apo kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për t’u pasuruar paligjshmërisht e kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.

Kush e sheh si ekspeditë ndëshkimore të PD ndaj krimit të organizuar, oligarkëve dhe shefave të tyre, shefit të tyre politik aktualisht dhe qeverisë së tij e ka gabim, pa pikë diskutimi meritojnë një ekspeditë ndëshkimore por ne nuk jemi ekspeditë, ne jemi opozita e vendit do jemi zëri e aspirata’, deklaroi Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fatmir Lohjs20/10/2021 14:10

O zoti Sali!Basha ne politike te doli kertoll ..Tani po levron gjinine e humorit.Edhe mua me duket se nuk eshte si ne politike edhe ne humor.Nuk e di se sa kam te drejte?

Shto koment

Denonco