Rama nxjerr një video me iPad: Në mars nis lëshimi i satelitëve shqiptarë

Rama nxjerr një video me iPad: Në mars nis lëshimi i satelitëve shqiptarë

12:28, 20/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama postoi një video me disa pamje në iPad, duke deklaruar se në mars do të lëshohet sateliti i parë shqiptar. Më pas, sateliti i dytë do të lëshohet në qershor.

Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor...

-Saktë...

Kryeministri Edi Rama: Super.

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen.

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don Kishoti...20/10/2021 16:26

Edhe Don Kishoti bente lufte me mullinjte e eres.... Ketij trapit do ti ngelur ne mendje Don Kishoti....hahahaha O sa po qesh...

Gjergji20/10/2021 14:47

Sa qindra milion euro do ti paguhen familjes se Erdoganit per kete oferte te pakerkuar?

Cimi20/10/2021 14:29

Si nuk pyeti nje gazetar cili eshte qellimi i sateliteve? Sa eshte jetegjatesia e tyre dhe per cfare do te na sherbejne? Paguan shteti Shqiptar? Nese po sa kushton dhe a eshte bere nje plan biznesi?

Shkodran20/10/2021 13:33

Kaq shume kam qesh,po.kaq shume sa me ka shpetu çiçi...Tani do jemi superfuqi

Edi20/10/2021 13:01

Zot na ruaj nga budallalleku.

Shto koment

Denonco