Berisha poston VIDEON: Nuk është as Bashë, as Hot, por besëprerë!

Berisha poston VIDEON: Nuk është as Bashë, as Hot, por besëprerë!

12:16, 20/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, postoi një video nga Foltorja e Dibrës. Nga ky takim, Berisha iu përgjigj Lulzim Bashës, i cili tha se është nga Hotët.

“Para dy muajsh, bëmë një muhabet me të. I them unë: Lul, mos u përziej në këtë punë, nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. I them: Lul, hotjanët e kanë një shprehje: ndihma e Zotit, pushka e Hotit.

Kjo çfarë do të thotë, ndihma e Zotit, pena ime. Kjo është e vërteta. Tani ky thotë kështu. Edhe Bashët, edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, burra të betejës dhe fitimtarë. Ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta.

Për të mos thënë atë tjetrën, se si te Bashët, edhe te Hotët, në çdo familje, besëpreri është ... e dini vetë, nuk po flas,” tha Berisha, ndërsa komentet e tij u shoqëruan me të qeshura dhe duartrokitje në sallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco