Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Rama e quan lirinë e medias, ‘liri të shpifjes’, por lexoni se çfarë ka nxjerrë ai vetë nga goja

Rama e quan lirinë e medias, ‘liri të shpifjes’, por lexoni se çfarë ka nxjerrë ai vetë nga goja

10:55, 20/10/2021
A+ Aa A-

Në raport-progresin e fundit të KE për Shqipërinë, një nga pikat më të nxehta ku kritikohej ashpër qeveria 'Rama', ishte ajo për lirinë e shprehjes dhe dhunën verbale ndaj mediave kritike.

Në raport vihet në dukje se, "atmosfera e sulmeve verbale, fushatat e njollosjes dhe aktet e frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Po kështu edhe tensionet mes aktorëve politikë dhe gazetarëve gjatë krizës Covid-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare 2021. Sulmet ndaj gazetarëve nuk kanë rezultuar në dënime”.

Kurse lidhur me paketën ligjore anti-shpifje të qeverisë Rama raporti thekson se, “parlamenti dhe qeveria që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të miratohet në konsultim me organizatat e medias".

Por për kryeministrin Edi Rama kritikat për lirinë e medias në progres raportin e Komisionit Europian nuk qëndrojnë. Sipas tij në Shqipëri ka “liri të shpifjes” dhe ai vetë do të përshtatet me këtë.

"Lidhur me lirinë e medias është një mundësi shumë e mirë për t'ju thënë se si ne duhet të adoptohemi në përpjekjen për t'u bërë pjesë e kësaj familjeje. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti që liria e mediat është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe s'të hyn gjemb në këmbë është Shqipëria. Pavarësisht që unë s'jam dakord, përgjegjësia ime është se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra të të parit të gjërave që ne duhet t'i bëjmë tonat. Unë këtë e kam filluar nga vetja. Unë te ai raporti nuk kam asnjë gisht, bashkë, ne me gazetarët, s'kemi pasur asnjë problem. Këtë 'Antishpifjen' ne nuk e kemi çuar përpara, s'e kuptoj pse shfaqet si problem. Liria e shpifjes këtu është në nivelet më të larta të mundshme. A është kjo liri e medias? Për mua jo, por do të adaptohemi", tha Rama në konferencën për shtyp.

Kujtojmë se pikërisht ky Edi Ramë që e quan lirinë e kritikës së medias ndaj qeverisë që drejton si “liri të shpifjes,  pavarësisht se këto kohë ka ndryshuar strategji dhe “është përshtatur”, njihet si kryeministri kampion në Europë e më gjerë, për gjuhën brutale kundër gazetarëve dhe mediave që e kritikojnë. Kujtojmë se para pak ditësh, Rama deklaroi se 'media online në Shqipëri është po aq e dëmshme sa propaganda naziste, pedofilia dhe terrorizmi'.

Vetëm disa nga fyerjet dhe akuzat e Edi Ramës ndaj gazetarëve
-Kazan
-Derra
-Zuzarë
-Kadrinj
-Derrhane
-Hipokritë
-Parazitë
-Gënjeshtarë
-Avokatë gjynahqarë të krimit
-Dembelë
-Armiq
-Të papërgjegjshëm
-Të palexuar
-Për turp
-Torollisin miletin
-Përçojnë akuzat si tel bakri
-Amplifikatorë thashethemesh
-Katund mediatik
-Qen
-Idiotë
-Të paditur
-Injorantë
-Kokëbosh
-Të pirë
-Ata janë shkaku i problemeve të vendit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco