Rama sfidon SHBA dhe BE: Patronazhistët më shpëtuan në zgjedhjet e 25 prillit

Rama sfidon SHBA dhe BE: Patronazhistët më shpëtuan në zgjedhjet e 25 prillit

10:30, 20/10/2021
A+ Aa A-

Pavarësisht se ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkojnë hetim të thelluar për çështjen e “patronazhistëve”, Edi Rama, e ka marrë sërish në mbrojtje këtë strukturë antiligjore që shantazhon qytetarët gjatë zgjedhjeve, me të dhënat e tyre personale.

Në krah të ambasadorit të BE-së që nuk guxoi të thoshte asnjë fjalë dhe vetëm një ditë pas publikimit të progres raportit të KE për Shqipërinë, ku përmendej edhe çështja e patronazhistëve, kryeministri deklaroi gjithashtu, se ishte krenar për atë strukturë okulte dhe se ajo e kishte shpëtuar PS-në në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jo jam krenar për patronazhistët, meqë s’kam folur për ta pas zgjedhjeve, por jam akoma më shumë krenar pas zgjedhjeve sepse pa ta ne nuk do ishim një makineri e pathyeshme, por do ishim një foltore. Ndërkohë që raporti flet për pretendime që po hetohen, nuk flet as për patronazhistë as për socialistë. natyrisht do hetohen deri në fund.

S’do zgjatem për të përsëritur që këtu s’ka pasur asnjë problem me asnjë të dhënë personale se për shumëkënd në vendet evropiane kur flet për kartë ID flet për një kartë që përmban të dhëna sensitive për personin, shëndetësore financiare sociale, karta jonë është një targë që s’ka brenda asgjë që s’do të thotë asgjë nga pikëpamja e të dhënave personale sensitive.

Nga ana tjetër targat kanë qenë në internet prej vitesh, së treti ato nuk janë të vlefshme dhe nuk kanë asnjë lloj peshe dhe nuk duhen në punën e patronazhistëve, për cfarë duhet numri i katës? Ndaj dhe ne s’kemi pasur në bazën tonë të të dhënave këto elementë por këto janë çështje hetimi. Jam shumë krenar edhe më krenar se sa isha para zgjedhjeve se do kishim marrë jo 74 por 77 mandate nëse jo patronazhistët por shumë nga ata që na votuan s’do kishin ngatërruar numrin e deputetit me të tjerët”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco