Nga Dr. Alban Haxhi
Si një shtetas shqiptar, si një mjek i përkushtuar me profesionin dhe si një i ri me kontribute politiko-sociale (në moshe të vogël), kam vullnetin dhe dëshirën e madhe për të evidentuar publikisht gjithë masakrën politike dhe regresin që po pëson shoqëria jonë në të gjitha kontekstet e saj.
Sot na rishfaqet një burim drite në fund të tunelit ashtu si dikur kur ishim aq të lumtur, të kënaqur, aktivë dhe karrieristë.
Dikur ishim të emancipuar politikisht nën frymen e ngritjes, zhvillimit dhe shpresës nën figuren e Doktor Berishës, kjo nën kritikat dhe miratimet e prindërve apo dhe njerëzve që na rrethonin.
Dikush e kuptonte, dikush jo këtë ndryshim, shumë e përbuznin, por rezultati sot është që ne jemi të emancipuar pavarësisht problemeve dhe pengesave të brendshme dhe të jashtme që kemi hasur.
Kanë ikur breza dhe ne po përfaqësojmë brezin aktiv të shoqërisë, por pa asnjë kompetencë sociale të gjallë.
Do doja një rikthim të Doktorit për t'i dhënë jetë atyre ëndrrave që kemi ushqyer gjithmonë. Ai i ngriti, i rriti dhe sot nuk po gjejnë zgjidhje prej monstrave gjakpirëse të këtij sistemi.
Ata fshihen nën hijen e diplomatëve të huaj duke konspiruar dhe ëndrrën e këtij populli për të emigruar duke i dhënë të vetmen shpresë për t’u larguar që këtu! Fëmijët tanë nuk duhet të ndjehen si ne, atyre duhet t’iu premtojmë jetë, arsim, shëndetësi, sport dhe ekonomi ndryshe.
Shoqëria jonë po vdes drejt emigrimit për arsim, mirëqenie dhe autoktonitet sepse këtu nuk po e gëzojnë. Të gjithë janë të provuar dhe stërprovuar me gjuhën e dialogut dhe marrëveshjeve, gjë e cila ska funksionuar por vetëm ka sjellë përfitime personale për ta! Ka ardhur koha të bëjmë revolucion dhe këtë e bën vetëm Dr. Berisha. Ashtu siç di ta bëjë vetëm ai!
Shkurtimisht dua t’ju kujtoj :
-Problemet shëndetësore (gjithcka falas, por asgjë e zgjidhur).
-Problemet arsimore (ku secili prej nesh edhe kur fëmijët janë në shkolla shtetërote duhet t’i çojmë në 7 kurse private edhe kur arsimohen ndjehen të nënvlerësuar).
-Probleme me pronën private.
-Probleme me punësimin.
-Probleme me mirëqënien, etj etj.
-Probleme me drogën (ku fëmija është i ekspozuar në çdo kontekst dhe pretekst).
Mos të flasim për gjyqësorin…
Të ngrihemi dhe të bëjmë revolucion, ndryshe jemi të destinuar të vdesim si shoqëri.
Shënim: Dr. Alban Haxhi, është Mjek Toksikolog dhe specializant në Gjinekologji, ZKM. / CNA.al
© SYRI.net
Alban ,te lumte, ke shume te drejte. Shqiperia nuk ka shendetesi, nuk ka doktore, ka vetem godina shendetsore ka vetem hajdute xhepash qe luajne me jete e njerezve, ka seksere te vdekjes ,ka hajdute te ekonomise, ka seksere te arsimit ( qe vec arsim nuk eshte) , ka hajdute te tokave , te detit dhe te qiellit, ka kriminele ne pushtet, ka pushta ne qeverisje, ka dallkauke dhe analfabete ne kuvend, ka droge dhe drogmene ne gjithe shqiperine,nuk ka gjyqtare dhe prokurore, por seksere dhe hajdute qe bashkpunojne me krimin, ( vjedhin ,plackisin, been milionere, japin dorheqje dhe tallin menderen me aspakun se nuk ju hyn gjemb ne kembe se te gjithe I njeti llum Jane) ,rend nuk ka , korren njerzit si kalli gruri , policia vendos vetem gjoba shofereve dhe mbush xhepat, droga mbizoteron dhe parate largohen me avione te shtetit larg shqiperise, njerzit vriten per pronat e llapaqenit lame, fukarenjte skane pune dhe po vdesin urie, fshatari prodhon dhe e hedh ne kanal mundin dhe djersen e tij se monopolet vazhdojne, dhe qeveria tregon peralla me mbret, se bashku me opoziten e lul qullashit dhe hajdutit skuth qe Ben sikur dhe shqiptaret ne ender hane luge floriri. Dhe pastaj jemi te lire te punojme ne Fermat dhe banjot e Europe's ,se keshtu I do mushka drute, c' na duan ,Kane afgane plot! Dhe thon PSE berisha?!?! Ju them me plot gojen:- eshte shume I vonuar, para se te mbedhe kuvendin kombetar, te largoje me dhune po qe nevoja keta bastarde dhe te shitur tek rama, te largoje nga zyrat e shqupit keto monstrave hajdutesh dhe pushtash qe vetem te djathte nuk Kane qene dhe nuk Jane!. Z berisha ,tregoju shqiptareve si behet shteti, me bura dhe grave te ndershem dhe trima, mou vono, mos Ben gabime me sic bere me sharlatanin e Hollandes, s Shqiptaret presin me padurim ndryshimin ,ate qe fillove ne 90 dhe ta nderprene ne mirbesim keto hora ,bandits e kusare te te day kraheve te politikes se shingles shqiptaret. Ke gjithe shqiptaret e ndershem me vete, vetem duan zemer qe ti nuk te ka munguar kurre. Sa me shpejt ,durimi ka sosur..........
Dhe këto probleme ty pret të t'i zgjidhë Berisha !????? Që kishte rastin më të mirë të ti zgjidhe që më 1992!??? Fjala popullore thotë " më bëj edhe njëherë nuse pa di une si nusëroj".Ky eunuku nga Viçidoli dashka të bëhet nuse për herë të tretë!!?? Doktor Albani!...Paske pjerdhur.....