VIDEO/ Bylykbashi: ‘Foltorja’ e ndryshoi PD nga ‘faltore boshe’! Me buzëqeshje të ftohtë, Basha vrau PD

VIDEO/ Bylykbashi: ‘Foltorja’ e ndryshoi PD nga ‘faltore boshe’! Me buzëqeshje të ftohtë, Basha vrau PD

21:24, 19/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në 'A Show' me moderatorin Adi Krasta, deputeti i PD Oerd Bylykbashi e quajti ‘foltoren’ e Berishës si lëvizjen që e ndryshoi situatën në PD nga një ‘faltore boshe’ që ishte me vetëm kryetarin brenda.  

Bylykbashi theksoi gjithashtu se Basha ka rritur me një buzëqeshje të ftohtë të vrasë demokracinë në PD.

Krasta: Ajo që po ndodh me PD, edhe kur nuk je simpatizant i saj, ti thua se a mund të krijohet në parlament një tjetër sinergji komiunikimi?

Një pjesë me Bashën një tjetër me Berishën, foltorja nuk mund të neglizhohet edhe nga ana e amerikanëve dhe që do të duhet të meret në konsietarë ajo që po ndodh aty, por unë them se a mund të ketë një mënyrë ndryshe komunikimi? A është e pamundur apo e vështirë?

Bylykbashi: Jemi ende herët për të folur mbi këtë pjesë. Por ajo që vihet re që është se kjo foltore ka bashkuar deputetë dhe ish deputetë dhe bazën dërrmuese të antarëve. Kanë reaguar figura që janë larguar padrejtësisht nga kryetari. Kjo lëvizje e ndryshoi situatën e demorkatëve në ‘foltore’ nga ‘faltore bosh’ ku është vetëm kryetari dhe ska asgjë tjetër.

Në përfundimi të kësaj lëvizje, sipas statutit, me një votim të demorkatëve për çështjet që shtrohen sdo ketë më ndarje pasi do bashkohen nëpërmjet votës në Kuvend.

Me këtë baze kemi punuar dhe do ishte çudi e madhe që deputetët ti mos ti përgjigjëshin bazës së partisë, kemi një model fitues dhe një humbës.

Nga ajo që na u paraqit në statut vihej re që kishte një centralizim të pushtetit nga kryetari.

Basha ka arritur me një buzëqeshje të ftohtë të vrasë demokracinë në PD. Është efektive por që për fat prej lëvizjes së Berishës, edhe mua mu prekë humori i brendshëm dhe vendosa të merrnim një vendim pasi mund të humbasim shumë por nuk mund të vihet në diskutim apo të bëhet kompromis me moralin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco