Manjani zbërdhen 'Spiropalizimin': Stil i qeverisë 'Rama', këput një broçkull dhe...

Manjani zbërdhen 'Spiropalizimin': Stil i qeverisë 'Rama', këput një broçkull dhe...

21:02, 19/10/2021
A+ Aa A-

Një artikull të para disa ditëve, Ylli Manjani e kishte titulluar 'Spiropalizimi', si një fenomen në politikën shqiptare. 

Në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, Manjani u shpreh është në stilin e qeverisë "Rama" hedhja e tezave në opinionin publik që tërheqin vëmendjen.

E tillë ishte edhe deklarata e Ramës disa ditë më parë, tha Manjani, për të lëshuar në hapësirë satelitët shqiptarë, në një kohë kur qeveria merr borxh edhe për shpenzimet minimale.

Por shtoi ai, Rama dhe qeveria ia arrijnë qëllimit që njerëzit të merren gjerë e gjatë me të dhe kështu shmanget vëmendja nga problemet reale. 

"Ka qenë në stilin e qeverisë 'Rama', ideja e këputjes së kopaçeve, thua një gjë të madhe, do hedh raketa. Këtë rol e ka luajtur Elisa deri tani, ka filma, ka ngjarje dhe u krijua një term që quhet 'Spiropalizimi', një mënyrë komunikimi që thua një broçkull për të shmangur vëmendjen nga një problem real. Dhe është një metodë që funksionon, njerëzit merren me këtë. Të gjithë merren me satelitët, u bë meme 48 orëshe, u harxhua i gjithë Facebook-u për një gomarllëk. Do ngrejë satelitë ky? Që merr borxh edhe për bukë", u shpreh Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Av. Mehmet Kurti19/10/2021 22:10

Përgëzimet më të mira per emisionin Tuaj Z. Adi !

Shto koment

Denonco