Manjani në 'A Show': KE s'është i ndershëm me Shqipërinë, sillen si 'tregtari që nuk shan mallin e vet'

Manjani në 'A Show': KE s'është i ndershëm me Shqipërinë, sillen si 'tregtari që nuk shan mallin e vet'

20:50, 19/10/2021
A+ Aa A-

Në A Show, në Syri Tv me Adi Krastën, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi progres raportin e KE për Shqipërinë. 

Manjani tha se raportet që përgatit KE për Shqpërinë kanë mbi 4 vite që nuk i merr kush parasysh, sa herë rekomandimi i tyre është pozitiv për Shqipërinë. 

Kjo sipas Manjanit vjen pasi Komisioni Europian nuk pasqyron situatën reale në Shqipëri dhe nuk janë të ndershëm. 

"Të sqarojmë çfarë është KE? Janë të zgjedhur, anëtarë të shteteve anëtarë për të përbërë qeverinë europiane. Janë burokratë. Dhe këta kanë për detyrë të përfaqësojnë BE-në në raport me shtetet e tjera. Këtu na është shitur sikur miqtë tanë në BE i kemi me vete. Pra BE është bërë si një klub shokësh, miqsh, dhe duke patur miqsh atje ne do të shkojmë në Europë. Dhe kur miqtë tanë na kërkojnë të shembim Kushtetutën, ne duhet ta bëjmë këtë për të hyrë në Europë. Këtu kam qenë skeptik. KE në raport me Shqipërinë nuk është i ndershëm, nuk është i drejtë, ai është autor i Reformës në Drejtësi. Tani cili tregtar do ta shajë mallin e vet? Ky komision duhet të monitorojë progresin e reformave në Shqipëri. 

Ne nuk na ndihmon kjo gjë, sjellja e tyre, lajkat e tyre. Dashamirësia për ta ndihmuar Shqipërinë ka qenë e madhe, nuk e gjykoj për keq, por Shqiëria ndihmohet duke qenë i ftohte në arsyetim dhe gjykim, i ftohtë në lexim dhe jo me shkelje syri që të bëjmë ca eksperimente. 

Kjo është arsyeja pse 3-4 rekomandime pozitive që ka lëshuar ky komision nën këtë konfikl interesi, që i ka lëshuar për veten, nuk merren në konsideratë sepse Franca thotë kam të dhëna të tjera, Holanda, Gjermania i shton i bën 15 kushte. Pra, kjo ka përkeqësuar marrëdhëniet tonë me BE-në dhe ky lloj kon flikti interesi i nisur nga ne se kështu e donte qeveria, kështu e donte Edi Rama, për të përdorur Brukselin për të bërë aq të do, e njëjta gjë edhe me Uashingtonin"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco