Gazment Bardhi: Po punojmë për interesin e qytetarëve dhe jo të partisë

Gazment Bardhi: Po punojmë për interesin e qytetarëve dhe jo të partisë

19:54, 19/10/2021
A+ Aa A-

Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat deklaroi se grupi i punës së PD-së u mblodh për të finalizuar 3 amendamentet kushtetuese

Gjatë fjalës së tij, Bardhi u shpreh opozita po punon për interesin e qytetarëve dhe jo të partisë, duke shtuar se mazhoranca pas problemeve të krijuara pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet seriozisht të mendojë për qytetarët. 

Tre propozimet e PD për ndryshime kushtetuese janë Vettingu i politikanëve, Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale. 

“Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje për hallet që kanë qytetarët. Në këto tri propozime nuk shohim interesin tonë, por të qytetarëve. Mazhoranca me të gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve të 25 prillit do të duhet që të mendojë për qytetarët. E përsëris, propozimet si “Vettingu” i politikanëve, zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të 30 qershorit dhe reforma territoriale, nuk kanë lidhje me interesin e PD, por me qytetarët”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nëse PD ka pasur komunikim me ndërkombëtarët për këto çështje, ai tha se në asnjë moment nuk kanë munguar diskutimet dhe se do vijojnë edhe në vazhdim.

“Pa diskutim që do të ketë një proces informimi për çdo angazhim të PD-së, por e rëndësishme është që ne nesër do të depozitojmë të tre amendamentet”, tha më tej ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco