'Foltorja' e Dibrës, Berisha sfidon Bashën live: Eja me mua në bazë

'Foltorja' e Dibrës, Berisha sfidon Bashën live: Eja me mua në bazë

19:41, 19/10/2021
A+ Aa A-

Foltorja e radhës e ish-Kryeministrit Sali Berisha u ndal këtë të martë në Peshkopi në Pallatin e Kulturës të Dibrës, ku u prit nga qindra dibranë të pakënaqur me drejtimin e Bashës.

Gjatë fjalës së tij para pjesmarrësve Sali Berisha e fton Bashën në takimin e Dibrës t’i bashkohet foltores dhe të diskutojë me anëtarësinë demokrate, qoftë dhe duke kundërshtuar atë.

Berisha: Atë e ka kapur një frikë e madhe. Ai ka frikë nga ju. Ai rri brenda katër mureve, bashkëqëndron me Edi Ramën dhe pastaj thotë po shpifin për mua. Po kush po thotë? Hajd tako anëtarët. Hajde këtu, edhe me mua hajde këtu, shpreh mendimet tua. Këtu jemi në kolektivitet. Çfarë do bëjmë? Do thonë gjëra si i mendojnë duhet të jesh i përgatitur që t’i dëgjosh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco