VIDEO/ Ristani: Foltorja, alternativë për zgjedhjet e radhës! Ndryshimet në statut, nuk i ka parë historia

VIDEO/ Ristani: Foltorja, alternativë për zgjedhjet e radhës! Ndryshimet në statut, nuk i ka parë historia

19:35, 19/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Intervista e Ditës në emisionin Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka folur mbi hapat e ardhshëm të PD dhe ndryshimet kushtetuese.

Ristani theksoi se ‘foltorja’ ka ndezur motorrët jo vetëm të ringritjes së saj por për të qënë një alternativë në zgjehdjet e ardhshme.

Kristafi: Kanë ngelur edhe dy foltore, çfarë do ndodhi më pas?

Ristani: Foltorja ka ndezur motorrët jo vetëm të ringritjes së saj por për të qënë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo që do ndodhë më tej është se do mbildhet Kuvendi i PD ku do të ndryshojë statuti i saj për ta bashkuar PD për ta hapur dhe për ta demoratizuar atë. Në mënyrë që të japi një shëmbull jo vetëm për mënyrën se si organizohet një parti e vërtetë demorkatike por edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare, edhe për partitë e tjera që u mungon ajo skemë organizmi që do bëjë PD në ndryshimet statutore.

Është parashikuar një referendum por hapat do ndiqen njëri pas tjetrit për ta konsoliduar aksionin që ka nisur.

Kristafi: A do shërbejë për demokratizimin e PD foltorja? A është një pjesë që përjashton një tjetër?

Ristani: Nuk është një pjesë që përjashton një tjetër pasi është e tëra pasi foltorja ka një masivitet në pjesmarrje. PD i ka mungur kjo llojë energjie që përvcjell foltorja dhe po rrinte në gjumë nga humbja në humbje së bashku me kryetarin e saj. Foltorja e ka energjizuar situatën. Futja e primareve dhe dorëheqja nëse humb zgjedhjet apo futjen e fraksioneve, këtë organizim nuk e ka parë historia 30 vjeçare shqiptare jo vetëm në PD por edhe në partitë e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco