FOTO-LAJM/ Demokratët dibranë dynden te 'Foltorja' e Berishës

FOTO-LAJM/ Demokratët dibranë dynden te 'Foltorja' e Berishës

19:15, 19/10/2021
A+ Aa A-

Demokratët e Dibrës iu përgjigjën thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë te 'Foltorja'. 

Syri.net sjell me foto atmosferën e krijuar në Pallatin e Kulturës të qytetit të Peshkopisë. 

Siç edhe duket, salla ka qenë e tejmbushur. 'Foltores' iu bashkuan edhe dy ish-deputetë të PD në Qarkun e Dibrës, Roland Keta dhe Bedri Hoxha. 

Image 

Image

Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe ish-kryebashkiaku, Ilir Krosi.

Ra në sy mungesa e Xhelal Mziut, i promovuar në politikë nga Berisha, si kryetar i Bashkisë Kamëz prej vitit 2007 e deri në 2019, i cili pas një statusi në rrjetet sociale, u masakrua nga komentuesit pse mungonte në takimin e Berishës. 

***

Nga Dibra, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se mbi 2/3 e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Gjithashtu, Berisha paralajmëroi protesta masive duke i drejtuar një mesazh Edi Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin e tretë qeverisës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco