David Lega: 15 kushtet duhen plotësuar, minimizimi i kritereve rrezikon besueshmërinë e BE

David Lega: 15 kushtet duhen plotësuar, minimizimi i kritereve rrezikon besueshmërinë e BE

18:25, 19/10/2021
A+ Aa A-

Eurodeputeti suedez, David Lega komenton progres raportin e BE për Shqipërinë. 

Në një postim në Twitter, Lega shprehet se kushtet që i janë vënë Shqipërisë për të nisur negociatat e pranimit janë 15 kushtet. 

Sipas tij, minimizimi i kritereve të pranimit do të rrezikonte kredibilitetin dhe besueshmërine Bashkimit Europian.  

Lega, anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut në PE, i kërkon Brukselit të monitorojë rreptësisht kursin e reformave të qeverisw shqiptare. 

Postimi

Komisioni Europian vazhdon të përsërisë se besueshmëria e BE varet nga hapja e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ndërsa më duhet të theksoj se besueshmëria e BE-së varet nga përmbushja e 15 parakushteve të BE-së nga Shqipëria, para se të vazhdohet me procesin e pranimit në BE.

Rruga drejt anëtarësimit në BE është një nga kërkesat që synojnë garantimin e demokratizimit, modernizimit, sundimit të ligjit dhe garantimit të stabilitetit. Nëse anëtarët e rinj bashkohen pa respektuar plotësisht vlerat thelbësore të BE-së, do të minonin besueshmërinë e BE-së në tërësi.

Minimizimi i kushteve të pranimit do të rrezikonte kredibilitetin e BE-së, si dhe të ardhmen demokratike të shqiptarëve. BE -ja i detyrohet si qytetarëve të BE-së ashtu edhe miqve tanë shqiptarë që të shqyrtojnë me seriozitet reformat themelore të nevojshme në Shqipëri. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco