Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Berisha në Dibër: Mbi dy të tretat e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit

Berisha në Dibër: Mbi dy të tretat e delegatëve kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit

17:23, 19/10/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga Foltorja e Dibrës, se mbi dy të tretat e delegatëve të këtij qarku kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

“Kam ardhur sot këtu, me një kënaqësi të veçantë, për të falënderuar të gjithë demokratët dhe demokratet e Dibrës për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së që nga themelimi i saj deri më sot.

Unë dua gjithashtu të falënderoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar, të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit, që kanë firmosur tashmë mbi dy të tretat vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD-në dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë e idealeve dhe parimeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit, e vendosur të ecë e sigurt drejt fitores që meriton. Kuvendin e thirrur nga mijëra e mijëra delegatë të PD-së, e thërret më shumë se kushdo tjetër koha, e cila kërkon nga ne, të ngrihemi, t’u përgjigjemi sfidave që kemi përpara.

Situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës, i cili në mënyrë tmerrësisht të dëmshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndërtoi në këto tetë vite, në vend të shtetit ligjor, ai ndërtoi shtetin e krimit dhe drogës, narkoshtetin e parë në Europë. Ky regjim në këto 8 vite jo vetëm nuk përparoi standardet e demokracisë dhe nivelin e jetesës, por përkundrazi çbëri një shumicë të madhe prej tyre, dhe shqiptarët realisht i zhyti në varfëri dhe mjerim,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco