Ish-deputetja e PS Edlira Bode emërohet drejtoreshë e Spitalit të Traumës, zëvendëson Arben Zenelin

Ish-deputetja e PS Edlira Bode emërohet drejtoreshë e Spitalit të Traumës, zëvendëson Arben Zenelin

17:25, 19/10/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PS, Edlira Bode është emëruar Drejtoreshë e Spitalit të Traumës. Ajo zëvendëson Arben Zenelin.

Ish-drejtori Arben Zeneli do të jetë shef i një pavijoni në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Por, kush është Edlira Bode?

Gjatë viteve 2017 – 2021 ajo ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco