‘30 qershori’/ Rikthehet çështja në Gjykatën Kushtetuese

‘30 qershori’/ Rikthehet çështja në Gjykatën Kushtetuese

16:00, 19/10/2021
A+ Aa A-

Pas mbërritjes së opinioni të Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese rinis gjykimin për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Sipas njoftimit të Gjykatës, seanca e radhës do të jetë në datën 2 nëntor, në orën 10:00.

Gjykata e kishte pezulluar shqyrtimin e çështjes pasi kishte kërkuar mendimin e ekspertëve të Venecias, duke mos i dhënë përgjigje palëve që pretendonin si antikushtetuese zgjedhjet lokale, ku në gjysmën e bashkive pati vetëm një kandidat në fletën e votimit.

Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim çështja me kërkuese Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, subjekte të interesuara, Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partinë Bindja Demokratike dhe me objekt:

1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco