FOTO/ Lidhjet me Soros, gazetari amerikan ka një pyetje për Edi Ramën

FOTO/ Lidhjet me Soros, gazetari amerikan ka një pyetje për Edi Ramën

14:53, 19/10/2021
A+ Aa A-

Jack Posobiec, një gazetar dhe aktivist politik republikan, i njohur për afërsinë e tij me Presidentin Donald Trump dhe familjen e tij, ka postuar sot dy statuse në Twitter me fotot e Edi Ramës dhe Xhorxh Soros.

Në statusin e parë, ai ka publikuar një foto të postuar nga Rama me mikun e tij George Soros.

Ndërsa në të dytën ka publikuar foton e një Twitteri të gazetares Mollie Hemingway,  kontribuuese e FoxNews.

Në postimin  saj, gazetarja ka shpërndarë një link për një rast, ku një prokurore e lidhur me Xhorxh Soros ka dënuar një baba, vajza e të cilit ishte përdhunuar në shkollë.

Për këtë ngjarje, Posobiec i bën një pyetje Edi Ramës:

‘Përshëndetje Edi Rama! A do ta bisedosh me mikun tënd të çmuar këtë rast’, shkruan në Twitter gazetari dhe aktivisti politik republikan Jack Posobiec.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti19/10/2021 19:42

Ne u gjeti putin ja u preu rrushest te dyve

Arber19/10/2021 15:54

Kjo prokuroria eshte me origjine Shqiptare, Buta Biberaj. Fox news i ka bere nje artikull te gjere mbi te.

Indignado19/10/2021 14:59

Ç’publikoni cdo cicerime te cdo republikani, edhe atehere kur kur cicerima eshte shume e larget. I humbisni kredibilitetin cdo fakti tjeter qe lidh Ramen me Sorosin

Shto koment

Denonco