VIDEO/ Revolta e 'Ozganit' është vetëm fillimi: Fermerët drejt parlamentit për ligjin e ri të bujqësisë

VIDEO/ Revolta e 'Ozganit' është vetëm fillimi: Fermerët drejt parlamentit për ligjin e ri të bujqësisë

12:54, 19/10/2021
A+ Aa A-

Frida Krifca, Ministrja e re e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u përball sot me protestën e parë të fermerëve të organizuar, protestë që u mbajt në fshatin Samaticë të Beratit, aty ku qindra fshatarë morën një goditje të madhe financiare prej "ozganit" - një fare të dështuar domateje.

Përfaqësues të tyre thanë sot se dështimi me këtë farë që nuk solli kurrfarë prodhimi për ta në fakt vetëm sa derdhi një kupë të mbushur me mashtrim dhe propagandë prej 8 vjetësh të qeverive Rama I dhe Rama II për gjoja-subvencionet, gjoja-karburantin, gjoja-tregjet dhe gjoja- farërat për ata që i garantojnë sot shtetit realisht, 100 milionë euro eksport, punësojnë 40% të popullsisë së vendit dhe japin 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Po kësaj radhe, fermerët janë bashkuar në një sindikatë të vendosur të ndryshojnë me çdo kusht, ligjin që s’ka ndryshuar prej 14 vjetësh për bujqësinë duke dërguar në Parlament, dy projektligje të reja dhe 7 amendime të reja.

Shumë detaje dha për zhvillimet e reja në bujqësi, zotin Eduart Sharka, kryetar i sindikatës së Fermerëve të Bashkuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto”:

“Protesta do të zhvillohet në fshatin Samacitë të Beratit, - theksoi Sharka, -  atje do të grumbullohen fermerët e disa fshatrave, të disa seksioneve të sindikatës për të protestuar ndër të tjera edhe për dështimin që një pjesë ka pasur për shkak të farës. Unë nuk jam specialist i fushës por i besoj fermerëve sepse në pretendimin e tyre ngrenë argumente që edhe për një që nuk është specialist i fushës është e qartë.

Flavio: A mund të na i sillni këto argumente?

Eduart Sharka: Po, se në të njëjtën serë, në të njëjtat kushte shërbimi, në dy rreshta që kanë distancën vetëm 60 cm, një rresht që është variatet tjetër ka prodhim të mbarë dhe rreshti që ka këtë lloj fare ka dështuar. Debati bëhet se dështimi ka ardhur për arsye të farës, për arsye të shërbimeve, për shumë pretendime, por e vërteta e hidhur është se në fund faji i ngelet vetëm fermerit. Sepse në këtë zhvillim kaotik të bujqësisë sonë, ku shërbimi i eksecionit blihet në dyqanet e inputeve bujqësore dhe nuk ka një agronom,  siç e kanë detyrimin ligjor që shërbimin e eksencionit,  shërbimin e agronomit ta garantojë shteti, ky agronom të firmoste , të çertifikonte shërbimin që ka kryer fermeri, atëherë…

Se tani na ka mbetur vetëm rruga e protestës. Do ta kishim më lehtë të ndiqnim rrugën gjyqësore dhe të kërkonim dëmshpërblim për shkaktarin e dëmit.

Dori: Ju thoni se janë farërët e perimeve të pakontrolluara nga shteti. Ku merren këta farëra, ku i marrin fermerët këto farëra? Duhet t’i kontrollojë shteti? Si është procedura?

Eduart Sharka: Zhvillimi i Bujqësisë deri tani është një zhvillim kaotik. Pse? E para se nuk ka rregulla të shkruara, ligji për bujqësinë është miratuar në 2007 kur niveli i bujqësisë në krahasim me këtë sot është i  pakonsiderueshëm dhe nuk është amenduar në asnjë moment që nga 2007. Ka zhvillim kaotik sepse mungojnë rregullat e shkruara, se rregullat janë ligje.

Në këtë sektor ka hyrë kujt i ka lindur ideja, me njëmijë lekë të vjetra shkon e regjistrohesh në QKR, QKB dhe ti mund të tregtosh inpute, farëra fidanë dhe nuk ke asnjë kontroll dhe asnjë mbikqyrës që të interesohet që të mos dëmtosh operatorët e tjerë në treg, në rastin tonë fermerët.

Duke qenë ky zhvillim, fermerët falë iniciatës së tyre krijuan këtë biznes që i garanton shtetit tonë rreth 100 milionë euro eksport, i garanton ekonomisë sonë, punëson 40% të popullsisë së vendit, jep dhe 20% të PBB dhe ... janë në këtë farë feje. “

Protestuesi Dashamir Çela, blegtor nga Samatica e Beratit, foli po ashtu në studio:

“Problematikat janë shumë të mëdha prej 30 vjetësh në bujqësi, por sot jemi në nëj pikë shumë të vështirë. Unë jam blegtor dhe blegtoria ka qenë në vështirësi, por sivjet po përballet me një vit me shumë thatësira. Çmimet e lëndës së parë janë gati 100% në ngritje. Po dalim në protestë se shteti nuk na mbështet në asnjë drejtim,as në subvencione, as në naftë dhe kërkon të konkurojmë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut apo Serbinë. Protesta sot është simbolike, se do të jetë në vazhdim.

Flavio: A keni seriozisht këtë protestë?

Eduart Sharka: Fermerët kanë kohë që e kanë të qartë se janë ata vetë që mund të ta ndryshojnë situatën, sepse kanë eksperiencën e vendeve të rajonit që për një lëvizje të vogël në subvencionet që u jep shteti ata nxjerrin traktorët dhe bllokojnë qytetet dhe negociojnë direkt me qeveritë dhe parlamentet e këtyre vendeve.

Ne kemi kohë që  kemi të qartë këtë por kemi qënë pa fat se në momentin kur ne krijuam një sensibilizim të të gjithë fermerëve dhe për të realizuar protesta masive – se qeveria jonë nuk shikonte se çfarë thoshim ne, që kemi ngritur pesë pika dhe asnjë ekspert i qeverisë nuk na i ka hedhur poshtë - por na numëronin e thoshin se ata që dalin e protestojnë janë pak, pra shumica tjetër është mirë dhe ndaj i anashkalonin protestat tonë.

Por dihet se në vendin tonë mungon kultura e sindikatave. Kjo është një sindikatë që është ngritur mbi një model të ri transparent dhe besoj do të arrijë të mbrojë dhe bashkojë fermerët. Kemi qenë pa fat nga tërmeti nga pandemia për t’u bashkuar sa më shumë.... Kishim një kauzë të drejtë dhe të ekuilibruar, po po riorganizohemi

Se gjatë kësaj kohe ne kemi punuar edhe në rrugë të tjera, ne  kemi propozuar dy projektligje, kemi bërë 7 amendime për projektligjin e bujqësisë me ndihmën e Komitetit të Helsinkit dhe OJF tjetër, i kemi përgatitur dhe do t’i çojmë në parlament dhe do të vazhdojmë organizimin se e kemi të qartë se vetëm fermerët e bashkuar mund ta fitojnë të drejtën me ligj.

Çdo qeveri  do të ishte komode kur secili target grup nuk kërkon të drejtat e veta por ne i premtojmë qeverisë se nuk do të jetë komode që t’i bëjë skemat si i do qejfi dhe të blejë dron për bujqësinë, të blejë satelit, ndërkohë që bujqësisë i duhen subvencione!”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco