Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla

Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla

13:33, 18/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Presidenti Meta e uroi Ministren Gërvalla për detyrën e rëndësishme, që ushtron në Qeverinë e Kosovës, në këto momente mjaft të rëndësishme për vendin e saj.

Presidenti Meta i përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për zhvillimin me korrektësi dhe në mënyrë demokratike të zgjedhjeve lokale, që u mbajtjen dje. 

"Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet", - theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës. 

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë edhe më ngushtësisht, për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco