Letra drejtuar Ambasadores së SHBA/ ‘Nuk më shqetëson fati i Berishës apo Bashës, por ai i PD’

Letra drejtuar Ambasadores së SHBA/ ‘Nuk më shqetëson fati i Berishës apo Bashës, por ai i PD’

12:22, 18/10/2021
A+ Aa A-

E nderuara Zonja Ambasadore Yuri Kim,

Zakonisht nuk shkruaj letra, por sot do të bëj një përjashtim. Madje për Ju Zonja Ambasadore, do të bëj një përjashtim të dyfishtë, sepse me sa më kujtohet, unë Ju kam shkruar një letër të ngjashme atëherë kur na kërcënuat me barin, që ne demokratët do të hëngërkëshim në vend të ushqimit, nëse ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk do të largohej nga grupi i saj parlamentar.

Zonja Ambasadore,

Nëse keni dëgjuar (me siguri që duhet të keni dëgjuar) Partia Demokratike ka hyrë në një proces çarjeje të thellë dhe të pakthyeshëm. Sali Berisha thotë se ai do të ringjallë partinë përmes një bashkimi të gjerë të demokratëve, por njëkohësisht kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha, të cilin e akuzon si peng të Edi Ramës, i cili ka dorëzuar sovranitetin e partisë. Akuzat për kryetarin Basha sa vijnë e shtohen, në formë dhe përmbajtje, në cilësi dhe sasi, sa të krijohet përshtypja se fati politik i tij tashmë është çështje ditësh.

Që të kuptohemi Zonja Ambasadore, unë nuk shqetësohem aspak për fatin politik të Lulzim Bashës, as për fatin e Sali Berishës. Por shqetësohem thellë për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë. Dhe më besoni – unë kam arsye të forta për t’u shqetësuar – sepse duket qartë se Shqipëria i ka mbetur në dorë një mafiozi psikopat si Edi Rama. Unë nuk dua ta besoj se Ju Zonja Ambasadore keni gisht në historinë para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, sepse ruajna Zot, Ju jeni një diplomate që ruani paanësi të admirueshme politike.

Gjithashtu nuk dua ta besoj se Ju i keni dhënë një dorë Edi Ramës për të shkuar pak përtej Marrëveshjes së 5 Qershorit, duke lejuar ndryshimet e njëanëshme kushtetuese – as nuk dua të besoj që e keni ditur se para 25 Prillit Tom Doshi po blinte me euro në dorë plot 35,000 vullnete shqiptarësh, njësoj si Aqif Rakipi që bleu nja 15,000 vullnete, ku bashkë me blerjet e tjera nëpër qarqe, totali shkoi diku tek 70 – 80,000 vullnete të blera, njësoj siç blihet seksi, ose siç bliheshin dikur skllevërit.

Kurrë nuk e besoj se Ju e keni ditur se çka janë patronazhistët, të cilët dinin gjithçka për të gjithë shqiptarët, përfshirë të dhënat personale, adresat, numrat e telefonit, hallet dhe borxhet, gratë, motrat, nënat, baballarët dhe vendin e punës. Për më tepër Ju me siguri nuk e keni ditur se këta përgjues dhe shantazhues modern ishin ushtria para-politike e Edi Ramës – se përndryshe – Ju me siguri do të kishit ndërhyrë në kohë.

Sa keq që nuk ke patur mundësi të informohesh në kohë se Edi Rama ia doli të shpërndajë miliona euro cash për shqiptarët, vetëm një javë para ditës së votimit, ose nuk keni patur rastin të dëgjoni një përgjim të Artan Lames se si udhëzonte drejtorët e tij se si të mashtrojnë popullatën me legalizimet e shtëpive anembanë Shqipërisë.

Oh Zonja Ambasadore më ndjeni – sepse Ju jeni krejt e pafajshme – përndryshe do të kujtoheshe se ishte disi e papërshtatshme të deklaroje para zgjedhjeve se Edi Rama ju ka siguruar se Tom Doshi nuk do të jetë pjesë e Qeverisë. Përndryshe, do ta kuptoje se kjo dekleratë do të tingëllonte krejt e papërshtatshme, dhe se të gjithë votuesit e intepretuan si një leje për Edin dhe për Tomën që të vazhdojnë blerjet të pashqetësuar, dhe se Toma do të jepte dorëheqjen menjëherë sapo përfundoi pazari i vullneteve. Por Ju me siguri nuk e dinit, prandaj nuk keni asnjë faj.

U zgjata pak me pafajësinë Tuaj, por më ndjeni Zonja Ambasadore, sepse tani vërtetë gjendemi para një situate tragjike. Sali Berisha është shpallur person non-grata nga Departamenti i Shtetit, dhe me shumë gjasa, ai ose do të marrë vet drejtimin e një pjese të partisë, ose gjysmën e deputetëve të saj. Shkurt, Partia Demokratike po ndahet me sukses të plotë, ndërsa Kryeministri Edi Rama vazhdon të qeverisë i pashqetësuar, me një opozitë që po kryen përditë vetëvrasje.

Por edhe këtë gjëmë që po ndodhë me opozitën shqiptare, me siguri Ju nuk e keni kuptuar se do të ndodhte. Ju jeni krejt e pafajshme, sigurisht, përndryshe nuk do ta shtyje opozitën drejt vetëvrasjes, duke i lënë gjysmën e shqiptarëve pa shpresë.

Ah Zonja Ambasadore, sa keq që nuk i keni ditur këto gjëra, sa të thjeshta ishin për t’u kuptuar! Sa keq, sepse tani që gjërat kanë dalë nga kontrolli, të gjithë skenarët janë të mundshëm. Nga më i keqi deri tek më i tmerrshmi.

E di, krejt padashur ndodhën këto ngjarje të tmerrshme. Ju nuk keni asnjë faj. Prandaj do ishte e udhës të thoni ndonjë fjalë, jo tani, por pas të 40-tave të Partisë Demokratike. Atëherë me siguri që gjithçka do te behët më e thjeshtë për të gjithë – sepse Edi Rama do të bëhet njësoj si Enver Hoxha (m’u thaftë goja m’u thaftë!)

Sa keq Zonja Ambasadore, sa keq!

Me dhimbje,

Erl Kodra

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

London 18/10/2021 16:36

Berti , po te shohe kjo shoqja e Lus punen e saj ok,por po ju tregon shqiptareve BARIN. Per zemrat e 70 % te shqipetareve kjo eshte non grata. America duhet ta terheqe kete partizane qe te ruaj madhenet e shkelqyera Shqipris me USA

Higgins18/10/2021 15:39

Me dhimbje, por shpresen nuk na e heqin dot keto demone qe perkohesisht duken se po kenaqen. Gezimi i vertete i takon njerezve te ndershem, qe kerkojne te jetojne te lire, me ndjersen e ballit.

Besnik18/10/2021 14:46

E kujt ja thua...Rama i kap prej veshi te gjithe.Po te doje Rama heq nga puna çdo diplomat prandaj i sherbejne

D.18/10/2021 14:15

Z.ambasadore,në opinionin tim dhe besoj shumices so shqipetareve jeni palë me ket palo qeveri. Keni nderhyre ne punet e brendshme të nje shteti sovran duke demtuar opoziten . Shqiperia nuk meriton kete qendrim. Po vertetohet se Miliarderi Soros po ben lignin dhe ka dore te lire te zgjedh kush qeveris,kush te jete ne opozite,kush shoqeri civile etc. Populli my do duroje gjatë kete "okupim"

Skrapari18/10/2021 13:35

Bukur shume z. Kodra. Satira Juaj eshte shume e holle. Kimetja ose nuk e kupton ose nuk do ta kuptoje cfare thoni Ju. Une personalisht mendoj qe Kimetja eshte pjese e lojes se Edvin ndyresires ne bashkepunim me Sorren, per te vrare opoziten reale ne Shqiperi. Kjo strategji e Sorres eshte globale, mundesisht dhe ne te gjithe boten te mos ekzistoje e djathta. Deri tani pothuajse ja ka dale.

Artbeko18/10/2021 13:33

Brilante.

Barbarossa18/10/2021 13:18

Skam fjalë!!!!! Një letër/shkrim që dhëmb shumë, ka tragjizëm......prek plagën shqiptare.....

shqiptari18/10/2021 12:40

ik moj kurva e sorosit qrohu nga vendi i shqiponjave qrohun ne zezakrine ku jetoni vdekie soros vdekie komunizmit

Berti18/10/2021 12:32

O u henget mortja te gjitheve cfare pune ka ambasadorja ajo duhet te shoh punen e saj

Shto koment

Denonco