Universitetet, Braimllari: Qeveria duhet të ndërhyjë me masa konkrete lehtësuese për studentët

Universitetet, Braimllari: Qeveria duhet të ndërhyjë me masa konkrete lehtësuese për studentët

12:09, 18/10/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka reaguar me një postim në faqen e tij ne facebook për situatën e krijuar në universitetet shqiptare.

“Qeveria duhet të ndërhyje me masa konkrete lehtesuese për studentët të cilet nuk janë vaksinuar testi i PCR duhet të bëhet falas me qellim që të mos përballemi me situata të tilla por dhe të mos rendohet kosto e çdo studenti duke bërë të papërballueshme, jetesën dhe arsimimin”, shkruna ai në shenimin e tin.

Ja postimi i plotë:

Fillimi i vitit të ri akademik duhet të jetë një ngjarje e rëndësishme.

Breza të tërë edukohen dhe arsimohen për t'i shërbyer me pas të ardhmes.

Sot jemi përballë faktit që dyert e auditoreve po përballen me studentë të shumtë që protestojnë për vaksinimin e detyrueshëm.

Në të drejtën e tyre studentët po përballen me një qeveri e cila nuk mbron interesin e tyre.

Jo vetëm duhet të perballojnë koston e lartë të jetesës, koston e lartë të arsimit por sot duhet të përballen dhe me një kosto tjetër.

Qeveria duhet të ndërhyje me masa konkrete lehtesuese për studentët të cilet nuk janë vaksinuar testi i PCR duhet të bëhet falas me qellim që të mos përballemi me situata të tilla por dhe të mos rendohet kosto e çdo studenti duke bërë të papërballueshme, jetesën dhe arsimimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco