Shpërthejnë protestat/ Fermerët: Do bllokojmë rrugët kombëtare

Shpërthejnë protestat/ Fermerët: Do bllokojmë rrugët kombëtare

10:28, 18/10/2021
A+ Aa A-

Vendi duket se është mbërthyer nga një valë protestash në këtë fillim jave.

Fillimisht ishin studentët që paralajmëruan se do të hidhen në protesta për shkak se nuk po lejohen në auditore nëse nuk janë të vaksinuar.

Më pas ishte shërbimi urban që përgjysmoi numrin e autobusëve që lëvizin në Tiranë në shenjë proteste për mosplotësimin e kërkesave.

Ndërkohë tani janë edhe fermerët që bëjnë një paralajmërim të fortë.

Fermerët kanë njoftuar një protestë që do të organizohet ditën e nesërme në vendet e tyre të punës lidhur me situatën aktuale ku ndodhen. Ata thonë se janë totalisht të papërkrahur nga qeveria dhe se çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë të papërballueshme.

Sipas deklaratës së përfaqësuesit të tyre, ditën e nesërme 400 fermerë do protestojnë për mos-përkrahjen nga ana e qeverisë e cila shënohet ndër më të ulëtat krahasuar me vendet e tjera në rajonin e Ballkanit.

Më tej ata thonë se nëse situata nuk përmirësohet, do të ketë përshkallëzim të protestave, deri në bllokim të rrugëve nacionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco