Petrit Vasili publikon videon dhe ka një mesazh për SPAK-un

Petrit Vasili publikon videon dhe ka një mesazh për SPAK-un

19:52, 17/10/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka kujtuar edhe njëherë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, denoncimin e LSI për të ashtuquajturën masakra zgjedhore e 25 prillit. 

Vasili e quan kallëzimin si denoncimin më të rëndë të pluralizimit, ndërsa edhe pse ndodhet prej muajsh në SPAK, ende ky institucion nuk është kujtuar. 

Ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila denoncoi me prova se si qeveria deformoi vullnetin e zgjedhësve në 25 prill, duke përdorur çdo burim dhe aset të shtetit, në funksion të manipulimit të procesit elektoral. 

Postimi
Denoncimi me i rende i pluralizmit!!

Denoncimi prej muajsh eshte ne SPAK.

Meqe nuk po "kujtohen" ja ku e kane edhe nje here VIDEON !!!

***

Ndërkohë, nga kjo e hënë fillon puna në komisionin hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Pas vendimit të seancës plenare për të ngritur këtë komision, kryetari i saj, Enkelejd Alibeaj, ka thirrur mbledhjen e parë pa humbur kohë.

Axhenda e parë e komisionit është kryesisht formale, ku parashikohet të zgjidhet Sekretariati, miratimi i rregullores së brendshme si edhe vlerësimi i të dhënave paraprake, çka do të mundësojë që parlamentarët të nisin zyrtarisht hetimin ndaj akuzave për masakër zgjedhore.

Demokratët e kanë marrë seriozisht këtë çështje, duke vendosur në komision figura të larta politike, ku krahas Enkelejd Alibeajt, i cili është drejtuesi, anëtar do të jenë edhe Gazmend Bardhi, Oerd Bylykbashi apo Ervin Salianji.

Socialistët kanë preferuar që në brendësi të komisionit të mos ketë eksponent të lartë të partisë, duke futur deputetë që njihen më shumë si teknicienë.

Në komision do të ballafaqohen edhe dy ish-kolegë, Petrit Vasili nga LSI dhe Nasip Naço, tashmë i konvertuar në socialist, pasi do të jenë pjesë e të njëjtës tryezë.

15 anëtarët do të kenë një afat 3-mujor për të hetuar zgjedhjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco