VIDEO/ Ndotje masive në Grudë të Shkodrës, banorët: Mbetjet nuk pastrohen prej kohësh!

VIDEO/ Ndotje masive në Grudë të Shkodrës, banorët: Mbetjet nuk pastrohen prej kohësh!

18:49, 17/10/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Shkodrës ka lënë në harresë banorët e fshatit Grudë në njësinë administrative Rrethina, pasi nuk pastron mbetjet urbane. Banorët ankohen se ndotja e krijuar prej plehrave po kthehet në rrezik për jetën e tyre, ndërsa akuzojnë bashkinë për neglizhencë

Nga SYRI TV

Këto pamje tregojnë se çfarë ndodh vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, ku duket se bashkia e këtij qyteti ka harruar të vendos kosha për hedhjen e mbetjeteve.

Banorët e fshatit Grudë, në njësinë administrative Rrethina, përballen çdo ditë me këto pamje, të cilat tregojnë se si mbetjet urbane janë hedhur në të dy krahët e rrugës. Mbetjet ndodhen vetëm pak metra larg banesave, ndërsa për banorët era e rëndë e mbeturinave është kthyer në shqetësim.

Sipas banorëve, bashkia e Shkodrës nuk kryen pastrimin e mbetjeve urbane prej vitesh, pavarësisht se qytetarët e kësaj zone shprehen se janë taksapagues të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco