Evi Kokalari: Grupi i Bashës kërcënon qytetarët me bllokim të vizës amerikane

Evi Kokalari: Grupi i Bashës kërcënon qytetarët me bllokim të vizës amerikane

16:58, 17/10/2021
A+ Aa A-

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane deklaron se njerëz pranë kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha, kanë kërcënuar qytetarët me bllokim të vizës amerikane. 

Me sa kuptohet, bëhet fjalë për mbështetësit e liderit historik të PD, Sali Berisha, të cilët ditët e fundit kanë marrë mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale, por edhe telefona, ku u kërkohet që të mos marrin pjesë në foltoret e organizuara nga ish-kryeministri. 

Përmes një postimi në Facebook, Kokalari thotë se kërkon të mbledhë dëshmi nga qytetarët, me shkrim, por edhe të noterizuar. 

Postimi
Kërkoj individë që janë gati të japin deklaratë në të shkruar dhe mundësisht të noterizuar, që grupi i Bashës i ka kërcënuar me ambasadën Amerikane dhe me bllokim vize në të ardhmen. Kjo është çështje shumë serioze. Ju lutem, nëse njihni dikë që vërtet kjo i ka ndodhur dhe është gati ta deklaroj me shkrim, më kontaktoni privatisht. Faleminderit.

Image

 

Evi Kokalari mbështteti lëvizjen e Berishës dhe erdhi nga SHBA, duke ndjekur dy takime, atë të Vlorës dhe Durrësit.

Kokalari deklaroi se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

IK17/10/2021 20:34

Kjo eshte shume serioze. Nese eshte e vertete deklaroni menjehere. Jo vetem mediokri Basha do largohet perfundimisht nga politika pasi kjo implikon amerikanet por zonja Kim do keshillohet nga administrata e Biden qe nuk do skandale te tjera pa patur asnje interes dhe ka shume mundesi te largohet pavaresisht nga Shqiperia. Jam i sigurte qe zonja Kim do laje duart dhe to ta shesi Bashen nese kjo behet publike. Bravo zonja Kokalari!

Shto koment

Denonco