Varfëria, Panariti: Sa më parë, bonuse ushqimore familjeve në nevojë, lehtësim kostos së energjisë!

Varfëria, Panariti: Sa më parë, bonuse ushqimore familjeve në nevojë, lehtësim kostos së energjisë!

12:01, 17/10/2021
A+ Aa A-

Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, që shënohet sot më 17 tetor, e ka nxitur Prof. Dr. Edmond Panaritin, shefin e kabinetit të Presidentit të Shqipërisë, të ngrejë pyetjen: ”Si vijnë shqiptarët sot në ditën ndërkombëtare të varfërisë?”

Në një shënim të tij në Fb, z. Panariti gjykon se nevojitet ndihmë konkrete urgjente për më të varfrit në vend, që po rrojnë me më pak se 5 dollarë në ditë:

“Statistikat tregojnë se pandemia i shtoi armatës së të varfërve te ne edhe 100 mijë të tjerë të rinj.

600 mijë pensionistë me pension mesatar 120 euro, janë të varfër të çertifikuar dhe në kushte mbijetese. Pa përmendur ndihmat sociale mjerane, fondet për të pamundurit, individët me aftësi të kufizuara..

Shkurt, sipas organizmave ndërkombëtare 40 % e popullsisë së vendit është e varfër sepse rron me më pak se 5 dollarë në ditë.

Shtrenjtimi i jetës është alarmant! Nuk mund të justifikohemi se ky është fenomen global. Prandaj është urgjente dhe jetësore zbatimi i planeve ndërhyrëse për mbrojtjen e njerëzve tanë. Nga varfëria, pamundësia, përjashtimi, izolimi!

Sa më parë : Bonuse ushqimore mujore me prodhimet të shportës për familjet në nevojë. Lehtësim me ndërhyrje direkte i kostove shëndetsore dhe të furnizimit me energji të shtresave në nevojë. Ndryshe pasojat do të jenë të rënda, për të gjithë...Edhe për të pasurit!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana19/10/2021 09:50

Ishi i ministrise se bujqesise qe me politikat e tij ndertoi avash - avash strategjine e renies se bujqesise shqiptare ne nivelet e sotme te largimit masiv te fermereve dhe renies drastike te numrit te krereve dhe prodhimit bujqesor ne teresi , te mundur keqazi nga importet e rajonit te cilat subvencionohet te pakten 5 - 10 here me shume se prodhimi vendas .

Shto koment

Denonco