Mitrovicë, anëtarët e 'Listës Serbe' i drejtohen së bashku kutive të votimit

Mitrovicë, anëtarët e 'Listës Serbe' i drejtohen së bashku kutive të votimit

09:14, 17/10/2021
A+ Aa A-

Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht të dielën duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut, për zgjedhjet lokale të Kosovës.

Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë, njofton REL.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi ka thënë të dielën se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet lokale.

Në konferencën e parë për media, Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi17/10/2021 12:59

Ju ÇETNIKËT serb mund të shkoni në grup me votu,nd shkaktu zjarre,teror,e çka jo tjetër.Por këto veprime nuk kanë me ju shpëtu dhe do të vij koha kur keni me dhënë llogari plr çdo veprim kundër shqiptarëve dhe kundër këtij vendi të bekuar.Por alternativa keni me pasë deri sa bota perendimore do t'ju përkrahë,jo pafundsisht. Çdo e keqe do të ketë fundin e saj.

Shto koment

Denonco