Pse Basha nuk kërkon komision hetimor për lejet për kullat në Tiranë

Pse Basha nuk kërkon komision hetimor për lejet për kullat në Tiranë

15:15, 16/10/2021
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani/

Të nderuar miq, a mund të na thotë ndokush pse L. Basha nuk kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe proçeset për ngritjen e kullave skandaloze në Kryeqytet ?

Sipas një raporti të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën kohore 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për 3 vitet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Raporti i Moneyval për vitin 2019 e riktheu Shqipërinë në “listen gri” të vendeve me nivel të lartë të riskut të pastrimit të parave.

Sipas raporteve ndërkombëtare të agjencive që monitorojnë pastrimin e parave, Tirana është në krye të qyteteve ku më së shumti ushtrohet ky “aktivitet”.

Pra ka një shqetësim të madh të opinionit publik për ekzistencën e një rrjeti të gjërë kriminal me profil mafioz në kontrollin e territorit të Kryeqytetit.

Elektorati i opozitës dhe strukturat e Partisë Demokratike kanë denoncuar prej vitesh se paratë e pista përdoren për blerjen e votave në fushatat elektorale.

Tani ngrihet një pikëpyetje e madhe (??????)

Pse L. Basha nuk shfrytëzon grupin parlamentar për të hetuar këto çështje por bën teatër me Becchettin ?????

A nuk guxon ?

A nuk ka vullnet ?

Apo nuk kupton ?

…………..,,,,,,,,,,,,,,, !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi16/10/2021 15:29

Nuk munde te hetojn kunatin Erjon Isufin qe kamarr mbi 10 leje ndertimi.E kini ndigjue te thote ndoni fjal per Lali plehin.Lali plehi foli ,tha se Lulil eshte i mire dhe vazhdon te flej gjume.

Shto koment

Denonco