Meta: Artjan Tepelena, lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë!

Meta: Artjan Tepelena, lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë!

11:30, 16/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena. 

"Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19, - shkroi Presidenti në Fb. - Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe!" përfundoi mesazhin e tij Presidenti. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco