Strazimiri: Jam në Korçë për PD-në, në parti duhet vendosur me të drejtën e votës

Strazimiri: Jam në Korçë për PD-në, në parti duhet vendosur me të drejtën e votës

18:15, 15/10/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka qenë i pranishëm sot në “Foltoren” e Sali Berishës në Korçë.

Strazimiri thekson se ndodhet në Korçë për PD-në, duke shtuar se në parti duhet vendosur me të drejtën e votës.

“Jam këtu në Korçë për Partinë Demokratike. Nuk ka arsye pse mos të vija dhe të mbështes “Foltoren” e Berishës. Nuk ka arsye pse mos të mbështes PD-në, për të mos mbështetur votën e lirë të demokratëve, për të mos mbështetur një “Foltore”, ku demokratët flasin të lirë sepse jemi partia e lirisë, sollëm lirinë në këtë vend.

Në PD duhet vendosur me të drejtën e votës. Anëtarët duhet ta vendosin se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë. Mua më duket se Basha nuk i ka bërë këto gjëra që po them”, deklaroi Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco