VIDEO/ Xhemollari: Rektorët të marin vendime për studentat dhe pedagogët, jo të diktohen nga qeveria

VIDEO/ Xhemollari: Rektorët të marin vendime për studentat dhe pedagogët, jo të diktohen nga qeveria

17:30, 15/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, studenti Rigels Xhemollari ka folur mbi fillimin e vitit të ri akademik, përballë zgjedhjes vaksinë ose tampon.

Të hënën fillon viti i ri akademik sipas Rektorit të Universitetin e Tiranës, janë vaksinuar 50% e studentave dhe pjesa tjetër do paraqitet me tamponë negativë në auditore.

Ferko: A keni kuptuar diçka në lidhje me fillimin e vitit të ri akademik nga deklarata e sotme e Rektorit të Universitetit të Tiranës?

Xhemollari: Sot ka pasur dy deklarata nga dy rektorët e universiteteve të Tiranës dhe të Mjekësisë. Të dyja deklaratat kanë përcjellë të njëjtat fjalë që përmban urdhri i ekspertëve të shëndetësisë që në auditor mund të hysh vetëm me certifikatë vaksinimi ose mund të ngelesh përsëritës i vitit sepse smund të hysh në universitet.

Ajo që shoh te këto dy deklarata është se nuk i shoh dot si rektorë universiteti pasi z. Hoxha deklaron se mësimin online e ka hequr ministria e Shëndetësisë dhe ne nuk e bëjmë dot. Universitet publike sidomos Universiteti i Tiranës kanë autonimi të vendosin si të duan për format e organizimit të tyre të brendshëm. Ska nevojë se si mendon kryeministri dhe se si e përkthejnë ekspertët e ministrisë së Shëndetësisë mendimin e tij në urdhër dhe se si më pas të zbërthehet në jetën universitare. Një rektor që është i zgjedhur nga votat e studentave dhe pedagogëve duhet të marë vendime për studentat dhe pedagogët, jo të marë vendime të diktuara nga qeveria dhe politika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco