‘Kontroll komisionerëve të 25 prillit’/ KQZ nis hapjen e kutive, gabimet çojnë në burg

‘Kontroll komisionerëve të 25 prillit’/ KQZ nis hapjen e kutive, gabimet çojnë në burg

17:00, 15/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi procesin e verifikimit të rezultatit të 25 prillit, në 519 kutitë e votimit të përzgjedhura me short.

Puna e komisionerëve partiakë do të auditohet nga stafi i KQZ dhe gabimet, në rast mos përputhje me tabelat zyrtare, mund t’u kushtojnë rëndë.

“Përmbushja e përgjegjësive të komisionerëve është e tillë që mund t’i vendosë ata përpara përgjegjësisë administrative apo penale, KQZ do të ndërmarrë veprimet e duhura”, u shpreh Celibashi.

Por, a mund të afektojë ky proces rezultatin e 25 prillit, të cilësuar nga opozita si masakër elektorale?

“Rezultatet e këtij verifikimi, nga pikëpamja ligjore nuk kanë të bëjnë aspak me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve sepse këtë kodi zgjedhor e ka parashikuar shumë mire”, tha Celibashi.

Për vetë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ky proces është i rëndësishëm për garën e ardhshme elektorale.

“Çfarë ka shkuar keq të përmirësohet për të ardhmen dhe çfarë ka shkuar mirë të shkojë edhe më mirë për të ardhmen”.

Ky proces do të kërkoj disa ditë kohë dhe nga këqyrja e kutive të para nuk prodhuan ndryshime të dukshme nga rezultati final.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco