‘Rama përdhunon PD për vetingun’/ Bushati: Tani e kapin Lulin për veshi

‘Rama përdhunon PD për vetingun’/ Bushati: Tani e kapin Lulin për veshi

13:54, 15/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Andi Bushati ironizoi me faktin se kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nuk do ketë negociata për zgjatjen e vetingut. Ky koment i Ramës erdhi në kohën që PS ka depozituar amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut.

“Hahahha, pasi e lejon Ramën të të përdhunojë, ai edhe të pështyn. Sot tha se nuk ka asnjë negociatë me opozitën për zgjatjen e vetingut: ajo duhet të votojë dhe pikë...

Tani fillon misioni i kapjes së Lulit për veshi nga ambasadorja për të vazhduar me kamikazët e Rilindjes në drejtësinë e re,” shkruan Bushati.

Ndërkohë portali Lapsi.al thekson se zgjatja e vetingut do votohet pa negociata.

“Se prej nga i buron kjo siguri, kryeministri e ka lënë të kuptohet qartë kur ai ka folur për partneritetin e ngushtë me SHBA-në që ka për këtë çështje. Pikërisht kjo duket se është arsyeja që ai shfaq këtë arrogancë edhe me opozitën e Bashës njësoj sikurse bënte me opozitën e Kujtim Gjuzit dhe Jenisherit.

Në fakt, e vënë nën trysninë e fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita po e vuan së tepërmi këtë tentativë për ta trajtuar si një relike fasadë. Brenda saj prej kohësh po zien debati se si do të duhet të lëpijë ato që ka pështyrë për vetingun,” shkruan portali.

“PD e ka denoncuar prej vitesh politizimin e vetingut, dhe rolin e tij selektiv në kapjen e reformës në drejtësi. Prandaj ajo e ka moralisht të pamundur tani, kur ndërkohë ky proces po demonstron se ka dështuar, t’i japë atij frymëmarrje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kinezja amerikane15/10/2021 16:29

Tani do dale ne skene kryetarja e vertete e PD...kinezja me banim ne ambasaden e SHBA...

Shto koment

Denonco