Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

VIDEO-SYRI TV/ Zgjatja e vetingut, PS depoziton amendamentin kushtetues në Kuvend

VIDEO-SYRI TV/ Zgjatja e vetingut, PS depoziton amendamentin kushtetues në Kuvend

12:08, 15/10/2021
A+ Aa A-

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut. Sipas këtij dokumenti, vetingu do të përfundojë në fund të vitit 2024.

Më herët në Kushtetutë ishte parashikuar që vetingu të vazhdonte deri në 5 vite nga data e fillimit të funksionimit.

Amendamenti kushtetues u mbështet me mbi 28 firma të deputetëve socialistë dhe tashmë është në procedurë parlamentare.

Për mirastimin e amendamentit, maxhoranca kërkon edhe votat e opozitës, pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me 93 vota pro.

Ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i PD në lidhje me këtë amendament kushtetues.

Më herët ka pasur akuza se PD po ofron votën e saj për zgjatjen e vetingut, në kurriz të një pazari me kryeministrin Edi Rama për një reformë në bashkitë e vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kushtetuta e leshit...15/10/2021 20:22

Kjo nuk e ka emrin kushtetute, por Fletore Bakalli, qe shkruan kushdo e kurdohere... Tani do shohim sa bythe ka Lulushi...

J15/10/2021 12:29

Kjo nuk është kushtetutë. Kushtetuta nuk ndryshohet për një togfjalësh

Shto koment

Denonco