Rama feminizon edhe PS-në: Shumica e drejtuesve të rinj politik janë gra

Rama feminizon edhe PS-në: Shumica e drejtuesve të rinj politik janë gra

11:36, 15/10/2021
A+ Aa A-

Janë zbardhur vendimet e fundit, të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Mësohet se janë emëruar delegatët politik të rinj në disa qarqe të vendit dhe ajo që bie në sy është, se shumica janë gra.

Kështu, mësohet se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi, do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.

Po në Tiranë do të jetë delegat i PS edhe deputeti Paulin Stërkaj, të cilit i besohet Njësia Nr. 11, ndërsa në Njësinë Nr. 4 do të jetë Blerina Gjylameti. E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, ndërsa deputeti Orlando Rakipi caktohet delegat në Bashkinë e Vorës.

Kujtojmë se edhe në qeverinë “Rama 3”, shumica absolute e ministrave janë femra, 12 nga 17, anëtarë të kabinetit me gjithë kryeministrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco