Rama 'e bën baltë’: Edhe ujin do ta sjellim me satelitët ‘Made in Albania’

Rama 'e bën baltë’: Edhe ujin do ta sjellim me satelitët ‘Made in Albania’

11:00, 15/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri, Edi Rama, ka hapur sërish serialin e radhës, ku ai shfaqet si iluzionist duke ju marrë mend shqiptarëve të varfër me projekte madhore.

Edhe këtë të premte pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ai ka folur sërish për dy satelitët “Made in Albania”, që tha se do ti dërgojë në orbitën e Tokës brenda një viti.

I pyetur nga gazetarët nëse prioritet i qeverisjes së tij, do jetë uji 24 orë apo satelitët, kryeministri Edi Rama dha përgjigjen spektakolare, se edhe uji 24 orë në shtëpitë e shqiptarëve do të realizohet me këta satelitë pasi kanë lidhje.

“Ujë 24 orë apo satelitët? Psh po t’u them unë që satelitët lidhen edhe me ujin 24 orë cfarë do të thoni ju? Të gjitha bashkë. Përmes satelitëve dhe dronëve inteligjentë do të kemi një kontroll mbi të gjithë lumenjtë e Shqipërisë dhe do të identifikojmë çdo lloj ndërhyrje të paligjshme në shtretërit e lumenjve apo kontrollin mbi mjedisin duke identifikuar në kohë reale cenimin e mjedisit.

Kështu që të gjitha këto shkojnë bashkë. Nuk do të çojmë satelitë për të bërë kërkime në Mars, na duhen sy inteligjentë të një kapaciteti që i tejkalon njerëzoret për të pasur informacion mbi territorin e vendit tonë dhe cdo ndërtim pa leje që bëhet në Shqipëri dhe jo duke e lënë në rrjedhën e inspektimeve. Me dronë dhe satelitët kjo gjë identifikohet të nesërmen”,  tha Rama.

Kujtojmë se vetëm 10 shtete të fuqishme dominojnë industrinë satelitore. Ato janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, India, Agjencia Evropiane e Hapësirës, Kanadaja, Gjermania dhe Luksemburgu . Përllogariten rreth 7941 satelitë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin SHBA. Turqia është një nga 30 vendet që posedon satelitë. Gjashtë prej tyre janë aktivë, tre satelitë komunikimi dhe tre satelitë vëzhgimi

Shqipëria e Edi Ramës e cila nuk prodhon dot as gjilpëra për amvisat, të vetmin shans që ka për të “hedhur” satelitët e saj është që të marrë me qira përdorimi ata të njërit prej 10 shteteve të mësipërm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/10/2021 15:46

Po kanabisin dhe trafiqet a do ti monitorojnë këta sputnikët e të çmëndurit të madh? Sepse ajo Kordhelja (e letrës higjenike) dhe Xhaxheçka (e bija e trafikantes të fëmijëve) mbyllnin radarët për ti lënë liri lëvizje trafikantëve në det. Sigurisht me urdhër të E Dramës që kontrollon edhe lëvizjen e mushkonjave në Shqipëri.

Shto koment

Denonco