Rama rikonfirmon planin për bashkëqeverisje me PD-në e Bashës!

Rama rikonfirmon planin për bashkëqeverisje me PD-në e Bashës!

10:21, 15/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri, Edi Rama, ditën e djeshme nga foltorja e parlamentit, i ka bërë një ofertë të hapur Lulzim Bashës për bashkëqeverisje, pavarësisht nga debati i ashpër me akuza e kundër-akuza që u duk se ata patën, përpara kamerave.

Por pavarësisht nga gjuha e ashpër që përdori, as dje dhe as më herët që kur është hedhur nga Rama ideja e bashkëqeverisjes, Lulzim Basha, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë dhe të qartë, nëse do ta refuzojë ftesën apo do pranojë të bashkohet me “qeverinë e krimit, korrupsionit dhe të  masakrës zgjedhore”.

 Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama u pyet nga gazetarët për të sqaruar më konkretisht këtë ofertë. Pavarësisht se foli me fjalë të përgjithshme, ai konfirmoi se plani i një bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Bashës, qëndron në fuqi duke deklaruar se koha e kërkon që nuk mund të ketë qeveri vetëm të socialistëve.

“PS është në një proces reflektimi se proceset e reflektimit ne na kanë garantuar që të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut, na kanë ndihmuar edhe të kuptojmë se vetëpërmirësimi është domosdoshmëri për një forcë politike që merr përsipër të drejtojë vendin. Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme por ne nuk do e harrojmë për asnjë moment se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjesht votat e anëtarësisë sonë por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve e atyre duhet t’u japim shansin të përfshihen në familjen tonë politike, duke thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty, e ti japim mundësi shqiptarëve të ndihen mirë për sa na takon jo se ne i bëjmë mirë të gjitha gjërat as se ne nuk bëjmë gabimet tona, por se bëjmë gjithmonë më të mirën tonë që më e mira të bëhet dhe për të tjerët”, deklaroi kryeminstri.

Gjithashtu ai është pyetur, edhe për bashkimin e votave me deputetët e PD-së për shtyrjen e afatit të organeve të Vettingut.

“Reforma ne drejtesi nuk është dicka për t’u negociuar por për tu kryer dhe në këtë pikë është e qartë për të gjithë që kthim prapa nuk ka, qendrim në vend nuk ka, e kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh interesave të vendit, aleancave te vendit”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/10/2021 15:53

Nuk ka mbetur asnjë dyshim për përfshirjen e Lulushit në qeverisje si ministër i opozitës në qeverinë e E Dramës.

Profesori 15/10/2021 11:42

Basha ka 8vjet qe bashkqeveris me kriminelin edvin k rams,por per interesat e veta dhe jo te demokrateve . Prandaj duhet te japi doreheqjen sa seshte vone dhe te ik andej nga erdhi sepse nuk ka lidhje me PD .

Shto koment

Denonco