VIDEO/ Roland Bejko: Basha ose të flasë, ose të ikë

VIDEO/ Roland Bejko: Basha ose të flasë, ose të ikë

09:25, 15/10/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se Lulzim Basha duhet të flasë, përndryshe duhet të largohet.

“Ajo që më shqetëson është fakti se Basha nuk po flet. Basha duhet të flasë dhe t’u japë përgjigje shumë pyetjeve, nëse do realisht të shpëtojë pozicionin e tij.

Basha duhet të thotë si e mori vendimin, pse e mori këtë vendim, pse nuk e kaloi në kryesi.

Basha duhet të na thotë të gjithëve se ka marrë disa akuza nga zoti Berisha, dhe për të gjitha akuzat që i janë bërë, duhet të thotë nëse qëndrojnë apo jo.

Zoti Basha duhet të flasë se për vendimet e forta si dalja nga parlamenti dhe bojkoti i zgjedhjeve, duhet të flasë qartësisht.

Nëse Basha nuk flet, për mendimin tim është i humbur, nuk duhet të jetë kryetar i PD,” tha Bejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana15/10/2021 14:31

Nje demokrat i palekundur gjate 30 viteve te jetes se partise demokratike , me nje qendrim me se konsekuent per gjendjen e sotme ku ndodhet kjo e fundit . Edhe pse ka qene gjithnje i zgjedhur i saj ne organet e saj politike te qarkut te Gjirokastres , asnjehere nuk i eshte ofruar nje vend ne parlamentin shqiptar , perseri nuk ka patur asnje hater-mbetje ndaj PD-se ( si shume te tjere ) , duke i dhene asaj edhe sot me teper se ç'ka perfituar. Kjo sepse gjithnje kryesia e madhe e PD-se nga Tirana e ka renditur ne vendet e eperme te listes se deputeteve autokton , duke vene ne krye te saj " politikane te importuar " nga Tirana gjoja me origjine gjirokastrite ....????!!!! Keto jane disa prej gabimeve trashanike te doktorit edhe ne qarqe te tjera te vendit ....

Shto koment

Denonco