‘Sistemi ynë politik, dekadent’, Analisti: Pse nuk flet Lulzim Basha? Në 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh…

‘Sistemi ynë politik, dekadent’, Analisti: Pse nuk flet Lulzim Basha? Në 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh…

08:26, 15/10/2021
A+ Aa A-

Për analistin Arjan Vasjarin, Lulzim Basha në 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh në këtë vend duke ‘kryqëzuar’ ata që nuk kanë folur. Vasjari tha në “Real Story” në Neës24 se Lulzim Basha nuk mund të flasë sepse nuk ka çfarë të thotë dhe nuk ka kujt t’ia thotë.

“Sistemi ynë politik është një sistem dekadent, këtë nuk besoj se mund të ketë dikush që ka dyshime. Por që të mbërrijmë që edhe media të jetë pjesë e kësaj dekadence nuk e pranoj dot. Nëse dikush nga miqtë këtu që e mbron Lulzim Bashën apo sulmojnë për antiamerikan Sali Berishën nuk i kam dëgjuar ndonjëherë që kur Lulzim Basha për 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh i sistemit tonë politik nuk keni folur.

Basha në mënyrë sistematike ishte kundër reformës në drejtësi dhe e braktisi atë. Lulzim Basha në 8 vjet ka qenë antiamerikani më i madh në këtë vend dhe nuk ju kam dëgjuar ndonjëherë që t’i thoni që jeni antiamerikan dhe nuk duhet të qëndroni më në politikë.

Sot kemi një vendim të Komisionit të Venecias. Është një vendim më elokuent nuk ka ku të vejë lidhur me antiamerikanizmin e Lulzim Bashës. Del nga sistemi, nuk futet në zgjedhje dhe i vjen dhe përgjigjja nga institucioni.

Pse nuk flet Lulzim Basha? Mendoj që nuk ka çfarë të thotë dhe nuk ka kujt t’ia thotë. Lulzim Basha në mënyrën më antistatuore e ka pezulluar ish-kryetarin e kësaj partie. Ka shkelur totalisht statutin. E relativizon peshën e statutit. Statuti është kushtetuta e një partie”, u shpreh Vasjari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana18/10/2021 12:59

Ky pseudo analisti qe hiqet sikur nxehet shume , ben sikur leviz sa me kembe e me duar gjate shpjegimeve te teorive te tij politike opo dhe ati - opozitare , ben sikur harron ose sikur nuk e shikon qe thuajse te gjitha mediat televizive dhe ato te shkruara kombetare , ( ato lokale nuk kane kellqe ) se bashku me dhjetra analiste " intelektuale " ka kohe qe jane rrjeshtuar ne mbeshtetje te qeverise dhe kunder opozites , edhe tani pas goditjes qe Venecia i dha edhe ajo opozites per largimit nga zgjedhjet lokale te 2019-es .....????!!!!

Shto koment

Denonco