Kufizime të energjisë pas rritjes së çmimit? Balluku parashikuese: Do kemi dimër të vështirë. Jemi në krizë

Kufizime të energjisë pas rritjes së çmimit? Balluku parashikuese: Do kemi dimër të vështirë. Jemi në krizë

23:21, 14/10/2021
A+ Aa A-

Ministrja e Energjitikës Belinda Ballukuka parashikuar se dimri sivjet do të jetë i vështirë për shkak të krizës energjitike globale dhe një situatë e tillë shtet nuk ishte i përgatitur për një krizë të tillë. 

E ftuar në emisionin “Opinion”, ministrja Balluku u premtoi qytetarëve se nuk do të kthehen oraret kufizuese të energjisë edhe pse ka mungesë të energjisë në gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. 

Balluku: Ndoshta do kemi më shumë se një dimër të vështirë. Është një krizë globale nuk është problematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022.

Duhen patur parasysh faktorët e krizës. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për mungesën e energjisë në gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. Ka një kërkesë më të madhe nga ajo qe kemi pas në vitin 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu por kërkon të kthehet në një nivel më të lartë.

Nuk ka patur asnjë pritshmëri që do te kishte një kërkesë  të tillë për energji. Asnjë vend nuk ka qenë i përgatitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco