Evi Kokalari: Geri Kokalari është tip i vështirë. Kur e kuptova si punon, jam distancuar

Evi Kokalari: Geri Kokalari është tip i vështirë. Kur e kuptova si punon, jam distancuar

23:12, 14/10/2021
A+ Aa A-

Aktivistja Evi Kokalari, në një intervistë për emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për Geri Kokalarin, aktivistin që ka dalë në mbrojtje të Ramës.

Evi Kokalari thekson se Geri Kokalari është tip i vështirë, duke thënë se kur e ka kuptuar sesi ai punon, është distancuar.

“Geri Kokalari është tip i vështirë. Kur kam ardhur në Amerikë, isha tek nëna e tij. Ishte një njeri që e kisha model fillimisht, por më vonë nisja që ta njoh dhe është shumë i vështirë. Ai nuk ka shumë miq e shok. Kur e kuptova si funksionon, u largova.

Ne kemi shumë kushërinj në Amerikë që kanë lindur këtu. Ata nuk mund ta kuptojnë dot dhimbjen e familjes sonë, që ka kaluar në kohën e Enver Hoxhës. Ai më ka sulmuar sepse isha pengesa në “luftën” e tij ndaj Sali Berishës. I kam thënë se ato që thua nuk janë mirë as për familjen. Ai nuk do ta kuptojë e do të vazhdojë punën e tij”, u shpreh Evi Kokalari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco