Noka-Xhaferrit: PD në zgrip, ju fusni kokën në rërë dhe nxirrni të pasmet lart

Noka-Xhaferrit: PD në zgrip, ju fusni kokën në rërë dhe nxirrni të pasmet lart

22:45, 14/10/2021
A+ Aa A-

Një debat i fortë ka ndodhur mes deputetëve të PD-së, Flamur Noka dhe Ferdinand Xhaferrit, në lidhje me krizën që ka përfshirë PD.

Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, debati mes dy deputetëve demokratë lidhej me ‘foltoret’ e Berishës dhe oganizimin e tij në bazë, që synon largimin e Lulzim Bashës.

Flamur Noka: Më vjen keq për zotin Xhaferri që bën deklaratë të tillë. PD tani është në pikën kulminante të problemeve të saj. Në pikën më të ulët të ekzistencës. Nuk e di ku e sheh zgjidhjen e problemeve. Mali i problemeve është i tillë, që ka mbuluar Lul Bashën. PD është në zgrip. Pas një humbje të tretë rradhazi, ishte demoralizim i anëtarësisë, demotivim i strukturës. Pas kësaj çdo lider do të gjente mundësi të ngrintë forcën politike. Basha zgjodhi rrugën për t’i dhënë goditje fatale PD-së, duhe mohuar historinë e partisë, kohën më të suksesshme të Berishës. Tani e quajti edhe llum qeverisjen e Berishës. I themi zotit Xhaferri, ku cojnë ujë këto, tek mulliri i Edi Ramës. Nëse mendoni se këto e ngrenë partinë, bëjmë rolin e strucit, fusim kokën në rërë, por kemi të pasmet të zbuluar.

Ferdinand Xhaferri: Do të lutesha për një gjë Flamur, çdo gjë të mos vazhdojmë në linjën e dëshirave dhe emocioneve, por të argumentave. Nëse PD sot është në dëshpërim dhe zgrip, nuk mendoj që në 25 prill, 7 maj, 13 qershor, kur u zgjodh kryetari, nuk ishte në dëshpërim. Në atë periudhë, kur dëshpërimi ishte në nivelin maksimal, ishte koha statuore, që partia po shkonte në Kuvend. Dolën 4 kandidatë, edhe zoti Berisha kishte mundësi të shprehte konsideratën për dëshpërimin e thellë. Mbyllëm procesin, patëm Kongresin. Në një moment kur DASH e shpall non-grata, na del domosdoshmëria e hapjes së partisë.

Flamur Noka: The një gjë pa lidhje me të vërtetën. Unë ja kam thënë Bashës, që je duke bërë listë humbëse. Ti nuk e di Ferdinand. Berisha ka thënë shumë gjëra, por jo publikisht. Pas masakrës elektorale, ishim të shokuar.

Ferdinand Xhaferri: Duhet të presë të shpallet non-grata lideri historik që të thotë këto gjëra?

Flamur Noka: Bëmë përpjekje për të mobilizuar forcën tonë, Berisha i pari. Je dëshmitari i kësaj gjëje. Të gjithë sëbashku ishim sëbashku për ta ringjallur dhe ringritur. Por, erdhi goditja shkatërruese në kundërshtim me kushtetutën e partisë Ferdinand. Ke harruar Ferdinand. Dua të besoj se ke harruar dhe nuk e bën qëllimisht. Në 2013 u mor vendim i këshillit kombëtar, për të ndryshuar statutin.

Ferdinand Xhaferri: Zgjedhja e Bashës në 2014, ka qenë në shkelmim të statutit.

Flamur Noka: Bravo të qoftë që po e thua sot që është zgjedhur në mënyrë ilegjitime. Por, deri kur ndodhi procesi po mbështesnim ringritjen e partisë. Por cfarë ndodhi? Një natë të bukur, pa pyetur askënd, na njofton se Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar. Pasi bëri elozhet për Berishën, tha e përjashtova. Iku kjo. Tani, ju mblodhi ju që jeni kryetar, ju thoshte e dua, vdes, qaj. Sapo ikët ju, thërriste benjaminët e tij dhe ju jepte urdhër të mos pritej Berisha. Një nga ata je ti Ferdinand që ke bërë telefonata pafund në Durrës, pavarësisht se nuk e ke arritur. Po të them Ferdinand se mbi 50% e firmave të durrësit kanë kaluar dhe ta dish që janë edhe kundër teje.

Ferdinand Xhaferri: Mos merr përsipër të flasësh për Durrësin, se nuk e njeh. Bazohem mbi të vërteta. Jam i qetë dhe i ndërgjegjshën. Vendimi i Bashës, konfirmon vetëm një gjë, që e ka marrë, vetëm nga shqetësimi i të ardhmses së anëtarëve të partisë. Këtu fillon dhe mbaron gjithcka.  Ju thoni që PD fiton në luftë me kundërshtarët. Unë them që e bën vetëm në aleancë me ndërkombëtarët.

Flamur Noka: Bën mirë që mbështetesh vetëm aty, por thua që ne kemi qenë kundër ndërkombëtarëve? Marrëdhëniet më të mira i ka pas Berisha me ndërkombëtarët, jo Lul Basha që nuk shkel në SHBA. Jam dakord të respektosh ndërkombëtarët, pasi të respektosh marrëdhëniet me shqiptarët, që Lul Basha i masakroi. I vetmi kryetar partie që do të fitojë zgjedhje pa elektorat është Lul Basha. Elektorati i djathtë është tek Foltorja.

Ferdinand Xhaferri:  Kishim ndërkombëtarët kundër, këtu ka përgjegjësi edhe Basha. I kishim kundër, prandaj u lanë të gjithë deputetët e PS në Durrës të bënin masakër.

Flamur Noka: Nuk ke pas asnjë ndërkombëtar kundër. Ka dalë ambasadorja e SHBA dhe ka thënë votoni ndryshimin. Nuk kanë besuar Bashën njerëzit.

Ferdinand Xhaferri: Mendon se në Durrës ka fituar PS? Mendoni se e ka bërë Durrësin si New York, që të merrte kaq vota? Bënë maskaradë zgjedhore dhe u lanë ta bëjnë.

Flamur Noka: I kam thënë kryetarit, derisa u zgjidhe ti, qëndronte maskarada dhe regjimi, pastaj e harrove regjimin. Unë kam thënë ka pasur masakër zgjedhore dhe ka regjim, por Basha e ka harruar këtë. Si mendoni ju se do ecni? Kur 80% e anëtarësisë nuk janë në mbështetje të Lul Bashës. Ma jep përgjigjen.

Ferdinand Xhaferri: Kjo është deklaratë, që e bën një kolegu im në parlament. Ajo që kemi të matur është që në 30 qershor anëtarësia u ftua dhe votoi, konfirmoi mbështetje për Lulzim Bashën.

Flamur Noka: Ferdinand mos e hap atë derë, se nuk del dot nga ajo derë. Berisha po mos e hapte derën, nuk të bënte ty ministër.

Ferdinand Xhaferri: Unë kam dhënë dhjetë për të marrë dy në PD. Nuk njoh klane kriminale. Historia ime është kjo. Nuk më ka dhënë asgjë Sali Berisha mua. Ndjej keqardhje për atë që ka ndodhur. Ishte burrë shteti, me seriozitet karshi zyrës dhe punës. Ndjej keqardhje, por kjo ska të bëjë me Berishën, por shpresën e PD për të ardhur në pushtet.

Flamur Noka: Fakti që unë, ti, tjetri, kemi qenë aty, do të thotë që ka qenë e hapur. Lul Basha është bërë 6 herë ministër, kryetar bashkie. Ka qenë e hapur PD.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi15/10/2021 09:16

Dile ne baxe o fundrin se e dine mire se cfar te pret merre edhe Bashen me veti e hajde ne Durres leni studjot,ne baze ne baze o antikapat

Shto koment

Denonco