Flamur Noka: Berisha u rikthye për drejtimin e PD-së, Kuvendi do të mblidhet brenda vitit

Flamur Noka: Berisha u rikthye për drejtimin e PD-së, Kuvendi do të mblidhet brenda vitit

22:06, 14/10/2021
A+ Aa A-

Flamur Noka, ka pasur një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku folur për aksionin e Sali Berishës në bazë, duke zbuluar se vetë Berisha do të synojë drejtimin e Partisë Demokratike.

Noka tha se janë tejkaluar firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin e partisë dhe se gjithçka do të bëhet sipas statutit. 

Flamur Noka deklaron se Kuvendi Kombëtar i PD do të tentohet të mblidhet brenda vitit. 

Pjesë nga biseda:

Arjan Çani: Flamur, meqë je shumë afër Berishës tani, kur mendon se jeni gati të mblidhet Kuvendi? Sipas teje, Berisha a e synon postin e kryetarit të PD, apo do të luftojë për primare? Ka errësirë informative. 

Flamur Noka: S’ka pikë errësire në projektin e Foltores. Kuvendi do të mblidhet. Ne po operojmë në bazë të statutit, duke respektuar të gjithë normat. Vazhdon Foltorja nëpër qytete, vazhdon mbledhja e firmave. Numri i nevojshëm statuorë, ka kohë që është kaluar. Është proces. Këto janë faza që do të ezaurohen. Foltorja do të ezaurohet deri në përfundim të takimeve. Pastaj, sipas statutit do të njoftohet selia dhe do të thirret Kuvendi Kombëtar.

Arjan Çani: Brenda vitit apo nga viti tjetër? 

Flamur Noka: Do të synojmë brenda këtij viti. Sali Berisha ka bërë më dije dy pika. E para, rikthimin e tij dhe e keni parë. Rikthimi i Berishës, nuk është rikthim thjesht si deputet dhe anëtar. Rikthimi i Berishës është rikthim në drejtim. Berisha ka bërë me dije që primaret do të jenë prioritet absolut. Do të ketë proces hapje. Janë fazat.

Arjan Çani: Thua Berisha e ka shpallur synimin për drejtimin e partisë dhe do të ketë edhe primare? 

Flamur Noka: E drejta për të marrë pjesë në një garë sipas statutit të PD, është e drejta e cdo anëtari që përmbush kritere. Berisha i përmbush të gjithë kriteret.

Arjan Çani: Berisha do të garojë për postin e kryetarit? 

Flamur Noka: Jemi në faza të tjera, nuk kemi arritur në pikën që do të diskutojmë këto. Zhvillimet janë fitore, tregojnë shumë. Siç tregoi shumë estrada në parlament, që njëri bënte të nxehurin dhe tjetri sikur i kthente përgjigje.

Arjan Çani: Morëm vesh që Garda e Republikës, shtoi edhe Bashën në ruajtje. Çfarë do të thotë kjo sipas teje? Kur të shkoni te selia do të përballeni me Gardën apo jo?

Flamur Noka: Pyet Lulzim Bashën, se kjo nuk ka lidhje fare me ne, as me Foltoren dhe misionin e Foltores. Misioni i foltores është statuti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t15/10/2021 07:02

Flamur,foltorja ka te miren e vet dhe me mbledhjen e kuvrendit do te ligjerohet dhe do te sheshohet gjithçka brenda pd,por berisha nuk ka pse te kthehet ne krye te pd.Kete qe po ben me foltoren i duhej pd,por nqds qellimi ka qene per tu ribere kryetar i pd ky do jete gabim.Pd i duhen figura te reja,edhe ti flamur hyn tashme ne te vjeterit.

t15/10/2021 07:01

Flamur,foltorja ka te miren e vet dhe me mbledhjen e kuvrendit do te ligjerohet dhe do te sheshohet gjithçka brenda pd,por berisha nuk ka pse te kthehet ne krye te pd.Kete qe po ben me foltoren i duhej pd,por nqds qellimi ka qene per tu ribere kryetar i pd ky do jete gabim.Pd i duhen figura te reja,edhe ti flamur hyn tashme ne te vjeterit.

Shto koment

Denonco