‘Foltorja e Berishës’ betejë e drejtë’/ Çani: Basha nuk e mund dot Ramën! Nuk e di kush e këshillon...

‘Foltorja e Berishës’ betejë e drejtë’/ Çani: Basha nuk e mund dot Ramën! Nuk e di kush e këshillon...

21:36, 14/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, moderatori Arjan Çani deklaroi se ‘foltorja’ e Sali Berishës në bazë, i bën mirë kësaj force politike.

Lidhur me kreun aktual të PD-së, Çani tha se Basha nuk e mund dot kundërshtarin politik, me strategjinë që po vijon të përdorë.

Çani: Sa herë ka luftë për pushtet, në thelb është personale. Nuk e skualifikon Berishën, fakti që ka ca zëra, që thonë se e ka personale. Unë them, pse e ka personale, ai ka shanset për t’ja dalë mbanë këtij rrugëtimi. Le të mos e shohim axhendën personale si gjë të keqe. Po të mos ishte ambicia personale, për çfarë të jetonim, të vegjetojmë? Vetëm se dua shumë veten dhe mendoj për veten time, dua edhe vendin. Kush thotë të kundërtën, është mashtrues dhe budalla.

Berisha ndoshta nuk e ka betejë të moralshme, por ka betejë të drejtë. Nuk është e moralshme sepse u kujtua vonë. Por është e drejte, sepse cfarë kërkon? U godit personalisht. U thotë demokratëve, prova që ai më goditi mua, është provë që kjo parti duhet ribërë.

Unë Bashën e justifikoj, sepse duhet të jesh shumë i fortë ti thuash jo amerikanëve.

Ajo që po bën Berisha, i bën mirë opozitës. Jam i bindur që po. Berisha nuk synon të bëhet vetë kryetar i PD, por të hapë partinë, të bëjë primare, si në çdo vend normal demokratik. Unë vë bast, që Berisha nuk do të jetë në krye të PD. Po e bën për arsye tjetër, për t’i thënë amerikanëve nuk jam vetëm, më mbështet një parti e madhe.

Problemi me Bashën është që ai vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji komunikimi. Nuk mundet Edi Rama kështu. Duhet të ndryshojë strategji. Nuk e di kush e këshillon. Nuk e di përse mban afër njerëz që e këshillojnë gabim. Nuk mundet Rama me këtë strategji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lal plehu14/10/2021 22:02

Kush e keshillon Bashen pyet Çani, Rrama pra, Nje tjeter qe ta keshilloje keshtu nuk quhet keshilltar.

Shto koment

Denonco