Teatri i koordinuar Rama-Basha dhe pse s'do ketë bashkëqeverisje PD-PS

Teatri i koordinuar Rama-Basha dhe pse s'do ketë bashkëqeverisje PD-PS

20:50, 14/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët shqiptarë do të jenë të detyruar që edhe për pak javë të përtypin spektaklin e stisur midis Ramës dhe Bashës çdo të enjte në Parlament.

Agresiviteti dhe dhuna verbale e ushtruar nga Lulzim Basha çdo të enjte, tashmë është shndërruar në një ritual të përjavshëm dhe nuk i bën më njeriu përshtypje.

'Është me të dhënë, nuk është me të thënë', thotë një shprehje popullore.

Lulzim Basha sot ngjan me një fëmijë të cilit i kanë dhënë një kallash lodër në dorë, dhe gjuan sa majtas sa djathtas, vetëm Ramës jo, pa e ditur as vetë se ku duhet të marrë shënjestër. 

Dy gjëra u vunë re sot, nga teatri i koordinuar midis Ramës dhe Bashës. 

Së pari, oferta e Ramës për bashkëqeverisje. Unë nuk besoj se do të ketë bashkëqeverisje midis PD dhe PS për vetë faktin se pas 2-3 javësh Lulzim Basha nuk do të jetë më kryetar i Partisë Demokratike. As nuk besoj se Ramës do t'i duhet më Basha pas asaj dite. Ajo që ndodhi sot në fjalimin e Ramës nuk ishte një ofertë reale për bashkeqeverisje, por një dorë në betejën e brendshme midis Bashës dhe bazës së PD.

Është fakt se prej disa ditësh, eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, deputetë dhe anëtarë të Kryesisë të afërt me Lulzim Bashën, kanë filluar një ofensivë totale për pengimin me çdo mjet të mbledhjes së firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Në këtë ofensivë nuk ka argument, por pazar. Anetareve te Keshillit Kombetar te kontaktuar nga eksponentet ne fjale u premtohen vende pune ne adminstrate dhe favore te tjera pasi sipas tyre 'PD dhe PS do te krijojne nje qeveri koalicioni'. Ndaj nderhyrja e Rames sot me oferten per bashke-qeverisje, me shume se oferte reale, synon t'u jape kredibilitet premtimeve te deputeteve te Bashes qe u bejne anetareve te Kuvendit Kombetar ne kembim te mos nenshkrimit te formularit. 

Së dyti, u vërejt sulmi frontal i Bashes ndaj disa te quajturve oligarke, duke i permendur edhe me emra, per here te pare. Prej disa ditesh, dhe veçanërisht prej shkarkimit te Flamur Nokes nga pozicioni i nen kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtar të Parlamentit, ndjekes pasionante të zhvillimeve te brendshme në PD kanë zhvilluar nje sport te ri: vendosjen e skedinave se ke do te perjashtoje apo ke do sulmoje Basha. Qe do t'u vinte radha biznesmeneve te fuqishem te njohur si te afert me Ramen dhe vete Bashen; madje edhe si ndermjetes midis ketyre te dyve, kjo ishte e priteshme. Ajo qe nuk pritej, ishte koha kaq e shpjete, pa mbaruar ende me listen e deputeteve armiq.

Siç duket Basha e ka kuptuar, se në 'betin' e tyre politik, tashmë ai nuk figuron më. Dhe këtë ai e merr si tradhti. Me këtë ritëm, nuk është çudi që të enjten tjetër, objekt i sulmeve të Bashës të jetë vetë Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Ditën që Edi Rama inauguronte rikonstruksionin e aeroportit të Kukësit të bërë që në vitin 2000 si dhuratë nga një vend mik, Basha ishte në Has. Në një bisedë me të, më thotë se meqë Rama po inauguron aeroportin e Kastratit po ndaloj edhe për një takim në Kukës në të njëjtën orë. Unë e këshilloj meqë më mori mendje se: Në rast se e ke me Ramën dhe për interes të qarkut të Kukësit ndalo tek trau dhe bëje aty mitingun.

Në rast se e ke me biznesmenin ndalo dhe thuaj dy fjalë për të. Ai sigurisht ndaloi në Kukës dhe jo tek trau. E kishte me biznesmenin dhe jo me Ramën. Rrugën e Kombit e bëri qeveria e Sali Berishës, traun e vendosi Edi Rama. Prandaj përbetinet për luftë me oligarkët besojini kur të përmendë edhe Gon Papulin e Viktoria Invest. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dak Jaku14/10/2021 23:23

Lulzim Basha i emëruar ministër i opozitës në qeverinë Rama 3.

Shto koment

Denonco