Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Gledis Nano jep urdhër: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve për orët shtesë

Gledis Nano jep urdhër: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve për orët shtesë

20:29, 14/10/2021
A+ Aa A-

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë urdhërin e parë e ai ka të bëjë me vlerësimin monetary ndaj efektivëve të policisë.

Vendimi i parë në krye të Policisë së Shtetit i Gledis Nanos është t'u paguajë detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin, për orët shtesë që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve.

Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguar orët jashtë orarit.

Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre  në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Nuk ka një afat final se kur duhet dorëzuar listat e punonjësve që nuk kanë marrë pagat e tyre për orët shtesë, por pritet që proces të përfundojnë brenda 2021.

Më 7 tetor 2021, Gledis Nano mori zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Ardi Veliut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco