Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Nishani: PD në krizë shumëdimensionale! Me ‘foltoren’ më pranë ringritjes

Nishani: PD në krizë shumëdimensionale! Me ‘foltoren’ më pranë ringritjes

20:22, 14/10/2021
A+ Aa A-

Një prej panelistëve të emisionit ‘Të vaksinuarit’ nga gazetari dhe moderatori Aulon Kalaja ishte ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ka folur mbi krizën në Partinë Demokratike.

Ish-presidenti ka theksuar se kjo është një krizë shumëdimensionale e cila mund të konkludojë ose me rigritjen e saj ose me shuarjen totale të kësaj force politike.

Kalaja: Ku po shkon Partia Demokratike? A është krizë kjo që po ndodh në PD?

Nishani: Është një krizë shumëdimensionale. Është një krizë organizative pasi ka ngecur në agjendën së saj politike duke renditur vetëm humbje.

Pas 25 prillit po shkojmë drejt një krize identiteti. PD ka qënë përfaqësuesja e qendrës së djathtë në Shqipëri. Ka një krizë të thellë dhe është evidente, nuk ka kundërshti të mëdha pasi ka një sërë faktesh për këtë. Në këto momente ka mundëësi për ringritje ose për shuarje torale. Kjo krizë ka fituar opinioni e pjesës më të madhe të publikut. PD është më pranë ringritjes se sa shuarjes së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco