Gazetari Koka: Basha ka dy vila nga Samir Mane, biznesmeni e ftoi në ditëlindje, në Turqi

Gazetari Koka: Basha ka dy vila nga Samir Mane, biznesmeni e ftoi në ditëlindje, në Turqi

19:32, 14/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në edicionin e orës 19:00 në Syri Tv me Juli Kristafin, zbuloi detaje nga raporti mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe biznesmenit Samir Mane. 

Basha e akuzoi sot Manen si oligark pranë qeverisë, duke e përmendur me emër. 

Gazetari Koka hedh dritë mbi dy detaje interesante. Ai thotë se Basha ka në zotërim dy vila në resortin e biznesmenit të njohur.

Ndërsa në vitin 2016, tha Koka, Basha ka qenë i ftuar te ditëlindja e Samir Manes në Turqi, krahas shumë figurave të tjera. 

"Ne e kemi thënë se si z.Basha në mënyrë okulte përmes kompanive të të afërmve të tij ka marrë fonde publike dhe të gjithë benefitet e tij mund të verifikohen, janë të pashme dhe të konfirmuara të katër vilat e famshme, dy te një resort i një oligarku dhe dy të tjera te një tjetër resort oligarku tjetër, të cilin Basha e përmendi sot. 

Artikulimi i z.Basha për zotin Mane sot mu duk i tepruar, i sforcuar, sepse mbaj mend në vitin 2016, zotëria në fjalë, një biznesmen i nderuar, organizoi një ditëlindje madhështore në Turqi. Dhe atë kohë, përveç shumë figurave të oborrit, i ftuar special ka qenë edhe një farë Lulzim Basha. Unë këtë raport kam parë mes z.Basha dhe z.Mane. Unë di që z.Basha është një njeri që ftohet në ditëlindjet e zotit Mane", u shpreh gazetari Koka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana16/10/2021 15:15

O bled , nuk asht muhabet ky qe po bon ti ...., jo ka dy vila , jo ka nje vile ; jo ka qene ketu e aty me filanin e me filanin tjeter ......????!!!! Keto jane muhabete pa burrni e pa bereqet dhe perveç kotesise se tyre , ato nuk i sherbejne nje gazetari te ri , i cili pretendon te behet ne te ardhmen nje pike referimi edhe per gazetaret e tjere bashkemoshatare te tij .....???!!!

Shto koment

Denonco