Vasili: Rama armik i reformës në drejtësi, nuk çon asnjë lekë për rimbursim të barnave antiCovid

Vasili: Rama armik i reformës në drejtësi, nuk çon asnjë lekë për rimbursim të barnave antiCovid

19:05, 14/10/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama është armik i reformës në drejtësi.

Vasili thekson se Rama punon kundër shqiptarëve, teksa sot me aktet normative nuk ka ndihmuar aspak qytetarët në sfidat e tyre të përditshme.

Postimi i Petrit Vasili:

Fjala sot ne kuvend.

Aktet Normative te Rilindjes jane:

[🔴] Asnje lek per rimbursimin e barnave anticovid.

[🔴] Ka Leke per drone dhe jo leke per pacientet me covid.

[🔴] Rama qesharak e "harroi" krizen apokaliptike energjitike.

[🔴] Rama armik i reformes drejtesi, megjithese Gjykata Kushtuese i hodhi poshte ligjet dhe vendimet per teatrin, sot me leket e dhena per teatrin rilindja provoi qe cdo fjale e rilindjes per reformen ne drejtesi eshte vetem kapje dhe mashtrim.

[🔴] Aktet normative instrument i qarte korrupsioni dhe abuzimi.

[🔴] Plaçkitja rilindase e buxhetit me e renda ne 30 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco